LAJMI I FUNDIT:

Hyseni takon ministrin Selimi, e njofton për sfidat e sistemit prokurorial

Hyseni takon ministrin Selimi, e njofton për sfidat e sistemit prokurorial

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, me ç’rast e ka njoftuar për punët e deritashme, prioritetet dhe sfidat e sistemit prokurorial të Kosovës.

Hyseni, ka thënë se KPK-ja është duke punuar në vazhdimësi për krijimin e politikave dhe kushteve sa më të mira për një sistem prokurorial efikas në hetimet dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, ndërsa me theks të veçantë ka folur për prioritetet e sistemit prokurorial të Kosovës, siç është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në anën tjetër, ministri Selimi, tha se do t’i mbështesë të gjitha proceset e sistemit prokurorial, në mënyrë që së bashku të çojnë përpara sundimin e ligjit në Kosovë.


Kryesuesi Hyseni ka kërkuar nga ministri Selimi mbështetje në plotësimin e bazës ligjore të sistemit prokurorial në fushën e ekspertizës, statusit të prokurorëve pas pensionimit dhe statusit të shërbyesve civilë të këtij sistemi.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për buxhetin e sistemit prokurorial të Kosovës, me ç’rast ministri Selimi shprehu gatishmërinë e tij për ofrimin e ndihmës në kërkesat buxhetore të Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, u bisedua edhe për fuqizimin e politikave të sistemit prokurorial sa i përket rasteve të shenjëstruara.

Po ashtu në njoftim thuhet se të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës dhe transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori