Elseid Hysaj ka shënuar golin e parë me fanellën e Napolit, i cili është gjithashtu edhe goli i tij i parë në Serie A.

Zhvillohej minuta e 8-të, ku shkodrani i befasoi të gjithë, teksa me një gjuajtje fantastike nga afër zonës, e dërgoi topin në cepin e portës së Andrea Consiglit.


Ky gol i dha avantazhin skuadrës së Napolit në përballje me Sassuolon.

Hysaj për këtë gola ka pritur gjatë, pothuajse gjashtë vite.

Kujtojmë që shqiptari është pjesë e skuadrës së kaltër nga sezoni 2015-2016.

GettyImages 1258168030 Festa e Insigne dhe Di Lorenzo me Elseid Hysajn (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

Ai më herët u aktivizua një sezon edhe me skuadrën e Empolit në elitën e futbollit italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app