Elseid Hysaj, që në mungesë të Mërgim Mavraj do ta mbajë sërish shirtin e kapitenit, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Moldavisë.

Ai i thërret tifozët për kë ndeshjes.


Skema? Është një rol i ri për mua, por unë jam profesionist dhe duhet ta bëjë mirë. Unë nuk e prisja ta bëjë aq mirë dhe ndeshja më shkojë mirë.

61713802 2141686502597234 1749272289112752128 n

Kualifikimi? Duhet të vazhdojmë të punojmë për rritjen e Kombëtares. Do ta fillojmë nga zero, për të bërë një grup, duhet të krijojmë identitet dhe të kemi kohën për më mirë.

Kapiteni? Është zgjedhje e trajnerit, jam i kënaqur për këtë gjë. Çdo kush ka dëshirë të jetë kapiten i ekipit kombëtar, nuk është gjë e rëndësishme apo të krijoj polemika.  Për mua është një ëndërr që po realizohet.

Islanda? Besoj se duhet të ishim pak më konkret në përfundimin e aksioneve. Kishim aksionet dhe na mungoi konkretizimi. Pasimet e gjata. Nuk besoj se ne kemi luajtur me shumë topa të gjatë këtë e kemi bërë që të nxjerrim lojtarët para porte të shënojnë, por loja nuk ishte vetëm me topa të gjatë.

61159775 604221946752061 8750695295198691328 n

Tifozët? Janë shumë të rëndësishëm, sa më shumë tifozë aq më shumë zemër do kemi të ecim përpara. Do na ndihmojnë të rritemi.

Do e mendojmë me trajnerin dhe duhet të jemi shumë konkret me realizimin e aksioneve. Duhet të nisim sa më shumë topa në zonë për sulmuesit tanë. /Panorama Sport/