Hynë ilegalisht në Kosovë, arrestohen katër persona në Arllat - mes tyre një rus dhe dy bjellorusë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në fshatin Arllat.
Gjatë kontrolleve rutinë, policia ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, i cili drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.
Në veturë ndodheshin edhe tre persona të tjerë, dy shtetas të Bjellorusisë dhe një shtetas i Rusisë, për të cilët dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Republikën e Kosovës.
Të katër të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































