Hungaria i ofron mbështetje Maqedonisë për ballafaqim me krizën e emigrantëve

Ministri Oliver Spasovski në kuadër të Konferencës së Ministrave të Punëve të Brendshme në Budapest, realizoi takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Hungarisë, Shandor Pinter, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Pinter potencoi se Hungaria e vlerëson mënyrën të cilën Maqedonia është përballur me krizën e emigrantëve dhe ofroi ndihmë për ballafaqimin me problemin me emigrantët në të ardhmen.
Në takim është biseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy policive të vendeve, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































