Humori shqiptar pushton Zvicrën – mos mbet pa biletë për festivalin më të madh të komedisë

Në vetëm pak ditë, Zvicra do të shndërrohet në kryeqendrën e humorit shqiptar, me dy netë plot energji, të qeshura dhe emra të mëdhenj të skenës shqiptare të komedisë.
Pas tri edicionesh që kanë bërë histori, “Shqip Up Comedy Festival” rikthehet më i madh se kurrë e do ta ta çojnë argëtimin në një tjetër nivel.
Festivali do të përfshijë performanca të reja, surpriza për publikun dhe një kombinim perfekt të humorit klasik me prurje të reja që garantojnë të qeshura pa ndalesë.

Vit pas viti, “Shqip Up Comedy Festival” po dëshmon se është bërë një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore shqiptare në Zvicër, duke sjellur ndjesinë e bashkimit, të energjisë shqiptare dhe të qeshurat që po i lidhin të gjithë në një skenë.
Për dy netë rradhazi, Zvicra pritet të pushtohet nga energjia e humorit shqiptar andaj edhe interesimi është shumë i lartë,entuziazmi po ndihet në çdo cep dhe biletat po shiten me ritëm të shpejtë.
Nëse ende s’e ke siguruar vendin tënd – tani është momenti!
Mos e lër për nesër – bli biletën tënde sot dhe bëhu pjesë e dy netëve që do të mbahen mend gjatë!
















































