LAJMI I FUNDIT:

Hummus një produkt jo vetëm i shijshëm por lufton edhe gripërat dhe sëmundjet kardiake

Hummus një produkt jo vetëm i shijshëm por lufton edhe gripërat dhe sëmundjet kardiake

Hummus  nga Noa është një kremë, kryesisht e bërë nga qiqra fasule me proteina shumë të larta, në formë pureje dhe nga përbërës tjerë të shëndetshëm që është bërë shumë i famshëm në mbarë botën gjatë këtyre dy dekadave të fundit.

Përbërësit kryesor të tij janë: qiqra, vaj ulliri, hudhëra, lëng limoni, kripë deti dhe tahini.


LUFTON GRIPËRAT DHE SËMUNDJET  

Fasulet dhe qiqrat në veçanti, kanë dëshmuar të jenë ndihmues të rëndësishëm në balancimin e nivelit të kolesterolit, reduktimit të hipertensionit dhe të mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës.

Kjo për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave në qiqra, që i ndihmon njerëzit të shmangin ngrënjen e tepërt dhe të fitojnë peshë të tepruar e cila është e dëmshme. Fasulet gjitashtu ndihmojnë në mirëmbajtjen e pastërt të arterieve nga grumbullimi i stemave, duke e zvogëluar mundësinë për ndonjë sulm kardiak dhe goditje në zemër.


Në fakt, shumë studime tregojnë se nëse vetëm një herë në ditë shërbeheni me rreth ¾ filxhana nga cilido lloj, ndihmon në uljen e shanceve të ndonjë sulmi në zemër dhe ndihmojnë në nivelizimin e kolesterolit të “keq” LDL.

Qiqrat gjithashtu kanë dëshmuar të kenë veti mbrojtëse kundër sëmundjes së kancerit, e në veçanti kancerit të zorrës së trashë. Kjo për shkak të aftësisë së qiqrave që mirëmbajnë sistemin e trejtjes, duke përfshirë edhe zorrën e trashë, ta liroj atë nga bakteret e dëmshme dhe formimin e toksinave, pasi që fibrat e fasuleve ndihmojnë që mbetjet të lëvizin jashtë trupit shumë shpejt.

Përveç kësaj, një dietë e pasur me të gjitha fasulet është treguar e aftë për të zvogëluar hiperglikeminë dhe të ndihmojë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo zvogëlon mundësinë e zhvillimit të sëmundjes së diabetit ose rezistencën ndaj insulinës. Në fakt, popujt që tradicionalisht ushqehen shpesh me fasule, dhe pastaj janë kthyer në dieta që përmbajnë më pak fasule, janë rrezikuar në shkallë të lartë nga këto sëmundje.

Hummus nga Noa është krejtësisht natyral, vegan, pa gluten dhe pa ndërhyrje gjenetike. Gjithashtu është i vetmi produkt origjinal, i kontrolluar, më përbërës të vërtetë, me efekte vetëm pozitive për shëndetin tuaj.

Një shtesë perfekte ekstremisht e shijshmeme me shumë fibra.