Guvernatori i Bankës Kombëtare të Arabisë Saudite ka dhënë dorëheqjen për “arsye personale” pasi deklaratat e tij në lidhje me bankën Credit Suisse, ku sauditët janë aksioneri më i madh.
Sipas njoftimit, Ammar Al-Khudairy dorëheqjen e kishte dorëzuar dje.
Kur Al-Khudairy tha në një intervistë se Banka Kombëtare Saudite, nuk do t’i jepte fonde shtesë bankës zvicerane me probleme, aksionet e saj ranë më shumë se 30 për qind.
Menjëherë pas kësaj, Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) i dha Credit Suisse një kredi prej 50 miliardë frangash për të mbështetur financat e saj.
Autoritetet zvicerane më vonë arritën një marrëveshje me bankën më të madhe vendore UBS, për të blerë Credit Suisse me çmime të zbritura në një përpjekje për të shmangur një krizë bankare. /Telegrafi/