Kryetari i deritashëm i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, pas humbjes së garës në balotazh për edhe një mandat në krye të komunës, ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të Degës së AAK-së në këtë komunë.
Kuçi, përmes një postimi në Facebook, pas ia ka falënderuar votuesit, ka thënë se rezultati në zgjedhje është përgjegjësi e tij, prandaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së AAK- së.
“Rezultati në zgjedhje, ekskluzivisht është përgjegjësi e imja dhe e askujt tjetër prandaj i vetëdijshëm për këtë, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së AAK- së, me qëllimin më të mirë që Dega të drejtohet nga një frymë e Re, e që jam i bindur se Degës sonë në Junik nuk i mungon, përkundrazi potenciali që e kemi ngritur bashkarisht është shumë i madh dhe qëndron në lartësinë e duhur”, ka shkruar Kuçi, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Kuçit:
“Të dashur qytetarë të Junikut,
Bashkëvendas të respektuar!
Më lejoni që fillimisht të ju falënderoj për besimin që keni treguar me vite të tëra, në radhë të parë ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe mua si kryetar i Degës dhe kryetar i Komunës për 12 vjet me radhë, duke na bërë fitues (zgjedhje lokale dhe nacionale) në më shumë se 9 procese zgjedhore, pra, që nga viti 2009 e tutje!
Natyrisht se kjo besnikëri dhe punë e palodhshme e juaja e përshkuar me ndershmërinë më të lartë meriton konsideratën dhe respektin e përjetshëm. Prandaj nuk hezitoj ta them hapur se për të gjitha sukseset e arritura sot e 12 vjet për ta bërë Junikun tonë më të mirë e më të bekuar, ua dedikoj Juve, qytetarë të dashur, sepse e them pa modesti, ju jeni motivi dhe kryefjala e suksesit dhe të arritura të admirueshme të Komunës sonë të Re.
Rezultati i publikuar nga KQZ, tregon që ne nuk kemi fituar në garën për kryetar të Junikut. Ndaj, unë edhe njëherë dua t’i falenderoj nga zemra të gjitha strukturat drejtuese të Aleancës për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, aktivistët e simpatizantët tonë besnik, dhe gjithë qytetarët junikas, për kulturën e lartë dhe maturinë e treguar përballë një fushate të egër e linçuese ndaj meje dhe familjes sime. Koha ka për të dëshmuar këtë.
Faleminderit që na besuat votën tuaj, duke na konfirmuar edhe kësaj radhe si partia e parë në Junik, përkundër rezultatit në balotazh, të kampit rival, që ishin tri parti në koalicion të përbashkët (LDK, VV dhe PDK) përballë nesh, si parti e vetme!
Rezultati në zgjedhje, ekskluzivisht është përgjegjësi e imja dhe e askujt tjetër prandaj i vetëdijshëm për këtë, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së AAK- së, me qëllimin më të mirë që Dega të drejtohet nga një frymë e Re, e që jam i bindur se Degës sonë në Junik nuk i mungon, përkundrazi potenciali që e kemi ngritur bashkarisht është shumë i madh dhe qëndron në lartësinë e duhur.
Unë, ju siguroi se do të jemi si gjithnjë bashkë, sonte nesër e përgjithmonë në jetën përditshme, ne punë, në gëzime e hidhërime, dhe në proceset e sfidat e radhës!
Sepse Juniku ynë i zemrës qëndron mbi të gjitha.
Udhëheqjes së re të Komunës i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese!
Zoti ruajt dhe bekoftë qytetarët dhe komunën e Junikut !
Ju Faleminderit nga zemra!
I juaji përgjithmonë!”, ka shkruar Kuçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë