LAJMI I FUNDIT:

Humanizmi ka fytyrë të bukur, imazhe që tregojnë se çfarë u kanë bërë maskat – mjekët kinezë në luftë kundër coronavirusit

Humanizmi ka fytyrë të bukur, imazhe që tregojnë se çfarë u kanë bërë maskat – mjekët kinezë në luftë kundër coronavirusit

Në Kinë ka kaluar kulmi i epidemisë së coronavirusit, kanë bërë të ditur zyrtarët kinezë gjatë javës së kaluar.

Është duke u zvogëluar dukshëm numri i të prekurve me coronavirus, e së fundmi edhe në provincën Hubei, ku në qytetin Ëuhan të kësaj province kishte shpërthyer epidemia, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që në fillim të shkurtit të këtij vitit kur numri i të infektuarve në Kinë brenda ditës rritej, mjekët dhe infermierët kanë qenë ata që janë gjendur në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit COVID-19.


Aty menjëherë filluan të qarkullojnë edhe imazhet e tyre nëpër rrjetet sociale, kurse në fytyra vërehej lodhja nga puna e madhe që e kanë kryer gjatë ditës.

Shumica prej tyre mezi qëndronin në këmbë, shpesh flinin në pauza mes ndërrimeve madje edhe nëpër karrige e dysheme të korridoreve të spitaleve.

E duke marrë parasysh se janë detyruar të bartin rroba të veçanta dhe maska mbrojtëse, që ishin shumë të ngushta me qëllim që të jenë sa më të vogla mundësitë nga infektimi, ata edhe kishin pësuar lëndime në fytyrë nga maskat e shtrënguara fortë që nuk i hiqnin edhe nga më shumë se tetë orë.

Rrobat mbrojtëse janë dashur t’i bartin të veshura nga 12 orë në ditë, e pasi që i hiqnin kishin gërvishtje, mavijosje dhe ndrydhje nëpër fytyrë.

E shumica e atyre që i kanë parë imazhet e tyre nëpër rrjetet sociale, kanë shkruar se mjekët janë heronjtë e ditës sepse ata luftonin ta ruajnë Kinën dhe banorët e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër Houthi

SHBA kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër Houthi

Azia
Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

Amerika
Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e saj me minerale të rralla në luftën tregtare me SHBA-në?

Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e saj me minerale të rralla në luftën tregtare me SHBA-në?

Botë
Befasojnë shkencëtarët, pikat e shiut mund të jenë burim i ri i energjisë së pastër

Befasojnë shkencëtarët, pikat e shiut mund të jenë burim i ri i energjisë së pastër

Botë
NATO 'trazoi' aeroplanët në Poloni, si përgjigje ndaj 'sjelljes jonormale të një aeroplani rus'

NATO 'trazoi' aeroplanët në Poloni, si përgjigje ndaj 'sjelljes jonormale të një aeroplani rus'

Botë
Rusët e ‘fuqishëm’ të lidhur me FSB-në dhe përfitues të luftës në Ukrainë marrin nënshtetësinë serbe, shmangin sanksionet e kufizimet e udhëtimit

Rusët e ‘fuqishëm’ të lidhur me FSB-në dhe përfitues të luftës në Ukrainë marrin nënshtetësinë serbe, shmangin sanksionet e kufizimet e udhëtimit

Serbia
Kalo në kategori