Hulk ka pasur një debutim të mirë, por edhe të tmerrshëm njëkohësisht në ligën kineze.

Kjo pasi sulmuesi brazilian, në ndeshjen e tij të parë me skuadrën Shanghai SIPG ka shënuar në minutën e nëntë të takimit, ndërsa në fund fituan me rezultat 5:0.


Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe në minutën e 21-të është lënduar për të lënë fushën.

Shkalla e dëmtimit të ish-sulmuesit të Zenitit nuk është treguar ende, dhe nuk dihet sa do të mungoj.

Pas këtij lëndimi, Hulk është tërhequr nga fusha me anë të barelës, teksa mjeku i klubit i mbante një kuti akull të gjuri i majtë, duke në bërë me dije se lëndimi i tij ka të bëjë me gjurin. /Telegrafi.

Goli i Hulkut: 

Lëndimi i Hulkut:

telegrafi sport app