Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza e “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ish drejtoreshën e Shërbimeve Publike në Komunën e Drenasit, Hyrije Xhemajlaj–Thaqi.
Vendimin përkitazi me hudhjen e aktakuzës e bëri të ditur për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Xhemajlaj–Thaqit, avokati Gazmend Halilaj.Procedura penale është pushuar edhe ndaj të pandehurve tjerë në këtë rast Shyqri Bublaku, Vehbi Jashari dhe Naim Berisha, të cilët akuzoheshin për të njëjtën vepër.Në vendimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë nuk përmban elementet qenësore të cilat parashihen me dispozitat ligjore.
Sipas aktvendimit në fjalë, aktakuzës i ka munguar fakti se në çfarë cilësie kanë qenë të gjithë të pandehurit dhe veprimi konkret i tyre ku nuk përshkruhen koha, vendi i kryerjes së veprës penale si dhe mënyra me të cilën është kryer kjo vepër penale.Tutje, në aktvendimin e Apelit thuhet se ka munguar edhe dashja si element qenësor i kësaj vepre penale, përfitimi i çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, dhe se nuk është arritur të vërtetohet edhe fakti se kush është dëmtuar me veprimet e të pandehurve.
Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar nga prokurorja Fikrije Fejzullahu, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, Shyqri Bublaku dhe Vehbi Jashari, në muajin shtator të vitit 2015, si persona zyrtar në Komunën e Drenasit, në bashkëkryerje pretendohej se kanë shkelur nenin 81.2 të Ligjit mbi Prokurimin Publik.Një gjë të tillë sipas Prokurorisë, të njëjtit e kishin bërë duke nënshkruar kontratë mes Komunës së Drenasit dhe kompanisë “Agribau”, drejtor i të cilës është i pandehuri tjetër në këtë rast Naim Berisha.
Të pandehurit e lartpërmendur, pretendohej se kompanisë në fjalë ia kishin bërë pagesën prej 110.000 euro, për blerjen e një kamioni për fikjen e zjarrit, ndërsa mallin e kontraktuar nuk e kishin pranuar në kohë të duhur, duke qenë në dijeni se kamioni nuk i plotësonte kriteret sipas kontratës.Në aktakuzë thuhej se pas ekzaminimit nga ekspertët, kamioni kishte qëndruar në pikën doganore, në Han të Elezit, për shkak të mos përmbushjes së kritereve të parapara me kontratë.
Ndërsa Naim Berisha, akuzohej nga prokuroria se u kishte ndihmuar të akuzuarve të lartpërmendur, duke iu premtuar atyre fshehjen e përfitimit që rrjedh nga kryerja e veprës penale.Në këtë mënyrë sipas aktakuzës, Berisha kishte pranuar pagesën prej 110.000 euro, duke mos e zbatuar kontratën e lidhur në mes firmës së tij dhe Komunës së Drenasit.
Përderisa supozohej se për shkak të mos plotësimit të parametrave me kontratë, Berisha nuk e kishte dorëzuar kamionin në kohë, e për një të tillë kishin pasur njohuri edhe të akuzuarit e tjerë./Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos