LAJMI I FUNDIT:

HTC bën gati kopjen e iPhone 6!

HTC bën gati kopjen e iPhone 6!

Deri më tani është thënë se HTC Aero do të lansohet së shpejti, dhe emri komercial i këtij modeli thuhet se do të jetë HTC A9.

Por problemi me këtë model është se HTC në këtë rast duket se e ka kopju modelin rival iPhone 6 të Apple, dhe është munduar që HTC A9 do të duket identik me telefonin më të famshëm në botë.

HTC A9 është thënë se do të vijë me ekranin prej 5.2 inç me rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve si dhe Gorilla Glass 4.

Procesori i telefonit thuhet se do të jetë nga MediaTek Helio X20 bashkë edhe me 4GB RAM. (Telegrafi)