Hoxhë Shefqet Krasniqi, ka folur edhe për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
“Është në interes të Kosovës të njihet nga sa më shumë shtete. Është mirë që na njohin një numër shumë i madh i shteteve. Është mirë kur na njohin disa shtete me ndikim. Nuk diskutohet se Izraeli është shtet me shumë ndikim. Sot për sot Izraeli është në top shtetet me ndikim. Njohja e shteteve të forta, krijimi i marrëdhënieve me shtetet të forta është në interes të një shteti të vogël siç është Kosova”, tha Krasniqi në “Debat Plus”.
Krasniqi megjithatë këtë veprim të Kosovës e sheh si problematik në raport me Turqinë.
“Fundja nuk është bërë nami që Kosova e ka vendos ambasadën aty (në Jerusalem), pos që luhat raportet me Turqinë dhe Evropën. Është me rëndësi të ruajmë raportet me Turqinë dhe Evropën pasi i kemi më afër”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Unë i druhem raporteve me Turqinë dhe Evropën. Ruajtja e raporteve të Kosovës me Turqinë dhe evropianët është tepër me rëndësi pasi i kemi te dera. Ne jemi të rrethuar me armiq”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi/