Hoxhë Ekrem Avdiu flet për Ramazanin në kohë pandemie – tregon për të mirat e agjërimit, dhe shumë detaje të tjera
Miliona besimtarë janë duke e festuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky që përfshin agjërim dhe lutje. Ky është Ramazani i dytë gjatë pandemisë COVID-19, që do të thotë se disa do ta agjërojnë atë mes masave kufizuese të vendosura për shkak të COVID-19. Agjërimi konsiderohet të jetë një akt adhurimi, i cili u mundëson myslimanëve të ndihen më afër Zotit dhe të forcojnë shëndetin dhe vetë-disiplinimin e tyre shpirtëror.
Dhe për të folur rreth rëndësisë së këtij muaji, Telegrafi ka intervistuar Imamin e Xhamisë së Tavnikut në Mitrovicë, Hoxhë Ekrem Avdiu.
Ai fillimisht do të na rrëfejë ndër tjerash edhe se cilat kategori do të duhet të agjërojnë dhe cilat kategori janë të liruar nga agjërimi.
“Ramazani është një dhuratë nga Zoti i madhërishëm, një pako dhuratë. Një prej tyre është dhe agjërimi. Një nga gjërat elementare që na e mëson agjërimi është që pa u përball me të vështirën nuk e arrin të lehtën. Janë dy kategori të cilat Allahu i Madhëruar i përmend tekstualisht në Kuran: ai që është i sëmurë dhe ai që është në udhëtim. Edhe të sëmurit ndahen në dy kategori: ata që s’mund ta përballojnë për momentin agjërimin mirëpo pritet që të shërohen në të ardhmen dhe pastaj i kompensojnë ditët e agjërimit gjatë vitit. Kategoria tjetër e të sëmurëve janë ata të sëmurë që nuk pritet të shërohen për shkak të moshës së shtyrë, sëmundje e pashërueshme. Ka sëmundje që nuk janë arsyetim që mos të agjërojnë, si për shembull, dhimbja e gishtit, etj. E ata që nuk mund të agjërojnë e kanë shpagimin material që quhet Fidje. Personi duhet të ushqejë një të varfër me dy shujta ose dy të varfër me nga një shujtë, edhe kjo prapë brenda mundësive, pasi mund të jetë i varfër dhe s’ka mundësi t’i ushqejë”, thotë hoxhë Avdiu.
Ndërsa sa i përket masave antiCOVID-19, a është duke i respektuar Bashkësia Islame këto masa, hoxhë Avdiu tha: “Të gjitha masat që janë ndërmarrë nga organet kompetente nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Bashkësia Islame i ka marr si të mirëqena. Unë si hoxhë kur flas me njerëzit se çfarë duhet të bëjmë, unë gjithmonë iu referohem ekspertëve dhe mund të them se jam ekspert për ta shpjeguar fenë, fjalën e Zotit, hadithet e Pejgamberit, por për shëndet unë shkoj te mjeku, i drejtohem kompetentit”.
Hoxha tha se të gjitha masat që i ka paraparë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë të pranueshme edhe fetarisht.
“Në këto ditët e para të Ramazanit, ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që namazi të falet në distancë. Ashtu sikurse është kërkuar, në të gjitha xhamitë tona janë shënjuar shenja të qarta-të dukshme vendet se ku do të falen njerëzit. Pastaj u kemi bërë apel besimtarëve që ata që janë të shtyrë në moshë dhe kanë probleme me shëndetin mundësisht ta shmangin frekuentimin e xhamisë, për shembull dita e xhumasë nga pesha juridike dallon, pasi xhumaja është obligim. Por namazi i taravisë nuk është obligim, i moshuari për shembull mund ta falë jacin edhe në shtëpi, ose fëmija, gruaja e kështu me radhë, në mënyrë që ta shkarkojmë xhaminë nga frekuentimi i madh i besimtarëve. Gjithashtu u kemi bërë apel të gjithëve që të vinë me maska në xhami. Kemi siguruar edhe mjete dezinfektuese. Vendi ku merret abdesi janë të pastra. Kjo është ajo që ne kemi bërë dhe e kemi përgjegjësi për ta bërë”, tregoi ai.
I pyetur për vaksinat antiCOVID-19, hoxha tha se nuk e prishin agjërimin e atyre që do t’i marrin këtë muaj.
“Nuk ka kurrfarë problemi puna e vaksinës. Islami ka dhënë përgjigje për çdo gjë që injektohet në trupin e njeriut a e prish apo jo agjërimin. Gjatë gjithë kohës i kemi trajtuar injeksionet dhe vaksina është e njëjta gjë. Injeksionet që nuk janë ushqyese dhe që nuk jepen drejtpërdrejt në vena nuk e prishin agjërimin, kësisoj dhe vaksina e ka përgjigjen e gatshme. Ata besimtarë të cilët e marrin vaksinën gjatë agjërimit nuk e prishin agjërimin e tyre. Ata le të kujdesen për shëndetin e tyre në forma të ndryshme”, sqaroi hoxhë Avdiu.
Mirëpo çfarë thotë hoxhë Ekrem Avdiu për agjërimin te gratë shtatëzëna dhe ato me gjidhënie?
“Te gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse nuk është përgjegjësi vetëm individuale, por është përgjegjësia dhe e krijesës që është duke u krijuar dhe që ka lind. Islami edhe në këtë rast, rrugëdaljen e jep te vlerësimi i kompetentëve, nëse agjërimi e lodh gruan shtatzënë, eventualisht qoftë edhe hipotetikisht, pritet ta dëmtojë gjendjen e nënës dhe frytit, atëherë lirohet që mos ta agjërojë, kjo vlen dhe për nënën gjidhënëse”.
Hoxha po ashtu tregoi se kryerja e iftarit te njëri-tjetri nuk është obligim.
“Ne si popull dhe shoqëri jemi shumë të ngrohtë mes vete, e kemi vërejt edhe vitin e kaluar nëse njerëzit i kanë pasur dy orë të lira menjëherë janë grumbulluar mes vete. Iftari nuk është obligim që ta kryej te tjetri, dhe ai iftar ka me rreziku shëndetin tim ose të dikujt – pse të bëhemi shkaktar i infektimit. Nuk prish punë që këtë punë ta menaxhojnë duke mos shkruar të njëri-tjetri. Bën t’i urojmë njerëzit me telefon, t’i dërgojmë mesazhe, etj, e jo detyrimisht t’i shkojmë tjetrit në hapësira të mbyllura, pasi jemi në kohë të virusit”.
Por a ka ndërmarrë ndonjë nismë Bashkësia Islame edhe këtë Ramazan që t’ju dalë në ndihmë familjeve të varfra dhe skamnore?
“Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi e bën një gjë të tillë, nëpërmjet shoqatës humanitare ‘Bereqeti’. Ata dhe vitin e kaluar në njëfarë mënyre u kanë dalë në ndihmë gjatë muajit të Ramazanit 25 mijë familjeve, me artikuj ushqimor, veshmbathje, e gjëra tjera të nevojshme… Edhe sivjet na është bërë apel imamëve të xhamive dhe gjithë strukturave të Bashkësisë Islame që të apelojmë te xhemati që prapë t’i përgjigjen këtyre aksioneve për mbledhjen, grumbullimin e ndihmave materiale për skamnorët dhe të varfrit”, tha ndër të tjera për Telegrafin, hoxhë Ekrem Avdiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian