LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Vizitën normale në Ujman s’mund ta shesësh si gjendje lufte

Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Vizitën normale në Ujman s’mund ta shesësh si gjendje lufte

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në një postim në Twitter ka deklaruar se s’ka nevojë që Serbia të reagojë me alarme të rrejshme kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e viziton liqenin e Ujmanit.

Hoxhaj tha se presidenti dhe secili qytetar tjetër i Kosovës mund ta vizitojnë secilën pjesë të vendit sa herë që dëshirojnë.

“Kur presidenti Thaçi viziton liqenin e bukur të Ujmanit dhe flet me qytetarët e Kosovës, s’ka nevojë për mbi-reagime të Serbisë përmes alarmeve të rrejshme. Presidenti dhe qytetarët mund ta vizitojnë secilën pjesë të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj, duke reaguar ndaj alarmit që Serbia shpërndau përmes mediave të kontrolluara nga presidenti serb, me qëllim për të krijuar trazira.


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vizitoi sot liqenin e Ujmanit ku u takua me qytetarë shqiptarë e serbë që punojnë atje.

Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar dërgimin e një note proteste në NATO për shkak të vizitës së Thaçit në Ujman.

Në anën tjetër mediat serbe shpërndanë alarm për prezencën e forcave të policisë së Kosovës gjatë kësaj vizite./Telegrafi