Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), Mentor Hoxhaj thotë se në situatën në të cilën gjendet vendi, si pasojë shfaqjes së coronavirusit, shumë medie kanë përhapur dezinformata të cilat kanë shkaktuar panik.
Ai ka thënë se lajmi i rremë është më i rrezikshëm se coronavirusi.
Ndërkohë ka bërë me dije se vetëm javën e fundit janë larguar rreth 800 lajme të rrejshme.
Hoxhaj apeloi që qytetarët dhe mediet që të mos bien pre lajmeve të rreme, të cilat në të njëjtën kohë po shkaktojnë panik te qytetarët.
“Po përhapin shumë panik këto lajme dhe shumë qytetarë të brengosur janë lajmëruar në vazhdimësi për lajmet e ndryshme, të cilat kanë ngritur shqetësimin e tyre. Ka qenë shqetësim i madh lajmi i rremë për zhvendosjen e trupave më pastaj dhe të gjitha lajmet e tjera të cilat kanë të bëjnë me coronavirusin”.
“Unë kam bërë apel dhe vazhdojë të bëjë apel te të gjithë ata të cilët merren me rrjetet sociale që të kenë parasysh se lajmet e rrejshme janë po ashtu të dëmshme sa coronavirusi. Gjatë kësaj kohe kritike kërkoj nga ata që të jenë syçelë dhe kërkojë nga mediet të jenë syçelë në këtë drejtim dhe të mos bien pre e lajmeve të rrejshme dhe mos të ngjallin panik të panevojshme te njerëzit”.
Me tutje ai theksoi se në situata të tilla njerëzit e shfrytëzojnë situatën dhe tentojnë të përfitojnë duke mashtruar.
“Zakonisht në momente interesante, njerëzit tentojnë të përfitojnë nga rast si me mashtrime apo përfitime, kemi pasur dy apo tri forma të këtyre llojeve të përfitimit dhe ne kemi qenë të shqetësuar dhe vazhdojmë të jemi të shqetësuar lidhur me ndikimin e medieve ruse dhe inteligjencës ruse gjë e cila është konstatuar së fundmi me ndikimin tyre në këtë kohë krize. Jemi në të njëjtën kohë me të gjitha zhvillimet që i ka edhe BE-ja në luftën kundër lajmeve të rreme”.
Ai tha se 800 lajme të rrejshme janë larguar na Facebook dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.
“Në momentin e parë që neve raportohet një lajm i cili është në dyshim që është i rrejshëm neve bëjmë verifikimin për të gjetur besueshmërinë dhe vërtetësinë e atij lajmi, dhe më pastaj kur ta gjejmë burimin e saktë të lajmit së bashku me lajmin jo të vërtet e qesim edhe linkun i cili tregon ku mund të gjejnë lajmin e plot apo lajmin e vërtetë”.
“Ka më shumë se dhjetë ditë që kemi biseduar fillimisht me Facebook-un dhe kemi ngritur shqetësimet për lajmet e rrejshme dhe mbas bashkëbisedimit, Facebook ka krijuar një kanal të posaçëm të raportimit të lajmeve të rrejshme dhe këtë jemi duke e bërë në baza ditore dhe mund të konstatojmë se mbi 800 lajme të rrejshme janë larguar nga rrjeti social dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë çdo ditë”, shtoi ai.
Ai thotë se portalet që kanë shikueshmëri të madhe po ashtu personat me ndikim të madh kanë rënë pre e lajmeve të rreme duke bërë copy-paste. Hoxhaj kërkoi që para publikimit, të shikohet burimi i lajmit.
“Kemi portale që kanë shikueshmëri shumë të madhe, po ashtu kemi edhe persona të cilët janë me ndikim dhe që kanë rënë pre e këtyre lajmeve të rrejshme duke bërë copy-paste. Kërkoj mirëkuptimin e portaleve dhe medieve që me rastin e publikimit të lajmit të qesin edhe burimin e lajmit, sepse mungesa e parë që e shohim të lajmet është burimi i lajmit dhe më pastaj bëjnë edhe ndryshimin e lajmit dhe për neve pastaj është shumë e vështirë për të verifikuar”.
“Neve na ka humbur dy orë kohë për të verifikuar një video. Jemi 99.9% të saktë, sa i përket verifikimit dhe largimit të lajmit. Po të kishim një mbështetje më të madhe institucionale normalisht që edhe efektshmëria jonë do të ishte më e madhe”, theksoi Hoxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa