Me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, në Drenas, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, Ambasadori gjerman, Christian Heldt, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci dhe Alba Boshnjaku, bursiste e Young Cell Scheme, zhvilluan debat me nxënësit e Drenasit, me temën Promovimi i vlerave të BE-së, rëndësia e gjithëpërfshirjes në procesin integrues.
Komuna e Drenasit ka vendosur një standard të mirë për barazinë gjinore duke punësuar numër të barabartë të grave dhe burrave në struktura udhëheqëse. Për këtë arsye, kemi përzgjedhur Drenasin për te diskutuar promovimin e vlerave të BE-së në qendër të së cilave është gjithëpërfshirja, theksoi Ministrja Hoxha.
Duke iu referuar të kaluarës tonë si vend por edhe rajonit, Ministrja Hoxha potencoi se rruga më e sigurt drejt prosperitetit, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm është anëtarësimi i Kosovës në BE. Ky është proces i gjatë, është proces që kërkon përkushtim, por është proces që duhet prioritizuar dhe qe paraqet mundësi, sfidë dhe avancim në integrimin ne BE.
“Vlerat dhe parimet e BE-së, duhet çmuar dhe duhet arritur, me përkushtim nga secili institucion i nivelit qendror por edhe të atij lokal duke përfshirë edhe qytetarët aktiv dhe dëgjimin e shqetësimeve të të rinjve tanë për llogaridhënie më të madhe në rrugën tonë të BE-së.
Përkushtim i veçantë është për sistemin arsimor, zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe ndërmarrësinë, aftësimin e të rinjve që t’i përballojnë kërkesat e tregut të punës”, ceku Ministrja, duke e mbyllur diskutimin me “Rinia jonë është pasuria më e madhe”.
Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, vlerësoi angazhimin për procesin integrues, por, shtoi që edhe më tej, t’i kushtohet vëmendje zbatimit të reformave, MSA-së, ERA-s, luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe çështjeve të të rinjve si punësimi, aftësimi dhe përkrahja institucionale.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e vlerësoi si shumë të dobishëm këtë diskutim, duke cekur të arriturat për barazinë gjinore, transparencën, mbrojtjen e ambientit dhe të arriturat tjera.
Alba Boshnjaku diskutoi rreth programit Young Cell Scheme, duke i ftuar të rinjtë të jenë aktiv dhe kërkues të mundësive, duke sjell shembullin e saj dhe storjen e suksesit. Në fund, nxënësit, parashtruan pyetje të shumta për panelistët, si dhe mesazhin se rinia e Kosovës është e penguar padrejtësisht nga moshatarët e vet në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës