Nën organizimin e Institutit Ndërkombëtar për Paqe (IIP), Institutit Austriak për Punë të Jashtme, Institutit Renner, Admovere dhe Friedrich Ebert Stiftung, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha mori pjesë në diskutimin, me temën “Gjeneratat e reja për Ballkanin e Ri 2030”, në kërkim të horizonteve alternative për të fuqizuar rrugën përpara.
“Zëri i të rinjve tanë duhet të dëgjohet. Duhet të dëgjojmë shqetësimet dhe kërkesat e drejtpërdrejta që djemtë dhe vajzat tona të reja kanë për jetën e tyre dhe shpresat e tyre për të ardhmen”, tha ministrja Hoxha, duke potencuar nevojën e lehtësimit të dialogut të të rinjve në rajon dhe përfshirjen e tyre sa më të gjerë.
Diskutimet si këto, sipas ministres Hoxha, shërbejnë si mundësi e mirë për demitizimin e ngjarjeve historike, sfidimin e stereotipave dhe krijimin e platformave të reja të komunikimit, ngase rajoni shpesh vazhdon të sfidohet nga e kaluara, rezultat i një trashëgimie të përbashkët nga përjetimi i konfliktit.
Pasi theksoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA), Kosova po bën përgatitje për të aplikuar për statusin e kandidatit në Këshillin e Evropës.
“Agjenda e integrimit evropian është një agjendë unifikuese për të gjitha institucionet e Kosovës pavarësisht përkatësisë partiake, më shumë se 90% e qytetarëve të Kosovës mbështesin këtë agjendë, që është përqindja më e madhe e mbështetjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.
“Edhe pse i kemi plotësuar 95 nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne vazhdojmë të jemi vendi më i izoluar në Evropë. Rinia jonë vazhdon të jetë e privuar nga mundësitë e barabarta si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Evropën për të investuar në arritjen personale dhe profesionale”, tha Hoxha, duke shtuar se tani është në dorë të Parlamentit të BE-së dhe Komisionit të BE-së për të marrë hapin përfundimtar për këtë çështje.
“Mbajtja e një perspektive të hapur për integrimin në BE, është tejet e rëndësishme për të ardhmen e rajonit tonë, për pajtimin dhe për të punuar drejt një vizioni të përbashkët për paqen e qëndrueshme”, tha ajo, duke kërkuar një BE më e angazhuar në rajon, si parakusht kryesor.
“BE duhet të shohë Ballkanin Perëndimor siç është vërtet – pjesë e pandashme e Evropës. Është e rëndësishme që BE të sigurojë procesin e pranimit të drejtë dhe ndaj secilit vend aspirues të aplikoj të njëjtat standarde”, potencoi Hoxha.
Më pas, u zhvillua debat për temën e cila ka filluar në Prishtinë dhe pritet të diskutohet edhe në kryeqytetet tjera të rajonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania