LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Prioritet do të jetë adresimi i rekomandimeve nga Raporti për vendin

Hoxha: Prioritet do të jetë adresimi i rekomandimeve nga Raporti për vendin

Në Tryezën e organizuar nga Grupit për Studime Juridike dhe Politike, GLSP, me temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ishte pjesë e panelit, së bashku me Shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe drejtuesja e GLSP, znj. Arbëresha Loxha, mori pjesë me diskutim për Raportin e Komisionit Evropian.

Refleksioni i shoqërisë civile, konfirmon gjithëpërfshirjen dhe është shtysë në rrugëtimin e përbashkët, vuri në dukje Ministrja Hoxha dhe vlerësoi Raportin e fundit për vendin. “Raporti konfirmon se Qeveria ka demonstruar angazhim për zbatimin e disa prioriteteve kryesore të Agjendës Evropiane të Reformës (ERA), në veçanti për reformat legjislative në fushat e sundimit të ligjit dhe të administratës publike”, potencoi Ministrja dhe siguroi se do të ketë veprime të shpejta konform rekomandimeve.

Zbatimi i PKZMSA-së për vitin 2018 ishte parashikuar të jetë 60%, ndërkohë që plani është tejkaluar në 68.23%. E planet sipas kësaj marrëveshjeje janë që PKZMSA deri në fund të vitit 2019 të zbatohet në masën 70%, ndërsa 80% për vitin 2020, ceku Ministrja.


Kosova ka shënuar progres sa i përket përmirësimit të klimës për të bërë biznes edhe pse ka ende sfida, sidomos në luftimin e ekonomisë joformale. Investimet në përmirësimin e infrastrukturës së energjisë, transportit, mjedisit dhe çështjeve sociale janë duke u mbështetur nga Qeveria e Kosovës, Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe grantet e donatorëve të ndryshëm. Të gjitha këto investime do të kenë efekte pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit për vitet që vijnë.

Po punojmë në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së, fuqizimin e strukturave institucionale, të cilat do të rrisnin nivelin e bashkëpunimit ndër-institucional dhe nivelin e zbatimit të legjislacionit, theksoi Ministrja, duke vlerësuar fushën e demokracisë, Liria e Shprehjes. Raporti cek se ka rënie në kërcënimet dhe sulmet kundër gazetarëve. Po ashtu, ajo ceku sfidat mjedisore, pjesëmarrja në iniciativa si Procesi i Berlinit, Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor, etj, që kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës sidomos në projekte infrastrukturore.

Ministrja u zotua se në afat sa më të shkurtë do të adresohen rekomandimet që dalin nga Raporti për vendin duke i zbatuar ato. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori