LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në Bruksel: BE nuk është në gjendje të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave 

Hoxha në Bruksel: BE nuk është në gjendje të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën organizimin e “Friends of Europe”, me temën “BE-Ballkani Perëndimor: Zgjerimi, integrimi dhe sfidat e transformimit”.

Ministrja Hoxha tha se procesi i integrimit evropian është një nga qëllimet kryesore të Kosovës.

Ajo tha se nuk ka dyshim se Kosova është vendi më pro-evropian në Evropë, por çështja sipas saj është nëse Bashkimi Evropian kujdeset për t’i bërë kosovarët të ndjehen pjesë e Evropës dhe vlerave të saj, e gjë që nuk duket.


“Siç është konfirmuar nga Komisioni Evropian, Kosova ka përmbushur të gjitha 95 kriteret nga udhërrëfyesi i ofruar në vitin 2012. Votimi në Parlamentin Evropian ishte shumë inkurajues për ne, duke shtyrë një hap përpara drejt qëllimit përfundimtar, i cili është lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës. Ndryshe nga vende të tjera nga rajoni, Kosova kishte 95 kritere për të përmbushur, numrin më të madh të kritereve. Kosova ka bërë detyrat e shtëpisë duke përmbushur të gjitha 95 kriteret që nuk ishin të lehta”, potencoi Ministrja Hoxha.

Rreth 5 muaj më parë, ceku Ministrja, Komisioni Evropian konfirmoi përmbushjen e kritereve nga Kosova dhe Kosova nuk ka rezultate, madje pa shpjegime të arsyeshme pse BE nuk është në gjendje të mbajë premtimin e saj dhe të respektojë rregullat dhe procedurat e veta.

“Për 20 vjet ne besuam se institucionet e BE-së do të bëjnë gjithçka që munden për të mbajtur perspektivën evropiane të vendit tonë, si për të gjithë rajonin, dinamik, konkret dhe të arritshëm, por kjo duket e pamundur në këtë fazë dhe mund të imagjinoni se sa dëshpëruese është kjo për qytetarët tanë”, tha Hoxha.

Ajo shprehu brengën që Kosova është i vetmi vend i izoluar në Ballkanin Perëndimor, duke pasur vetëm MSA-në e nënshkruar, duke vënë në dukje gjasat e vogla që Kosova së shpejti të ketë një perspektivë evropiane.

“Kosova po bën gjithçka për të përmbushur standardet, parimet dhe vlerat e BE, megjithatë duket sikur po i afrohemi BE-së, e ajo po ikë prej nesh”, potencoi Hoxha, duke vënë në dukje rreziqet nga politika agresive globale për të ndikuar me agjendat e veta në rajon por edhe kapacitetet e Ballkanit perëndimor për t’i rezistuar atij ndikimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori