LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Dy qeveri dështuan ta zbatojnë një Pako Emergjente

Hoxha: Dy qeveri dështuan ta zbatojnë një Pako Emergjente

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë se Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti dhe ajo që po udhëhiqet nga Avdullah Hoti, kanë dështuar në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale.

Hoxha thotë se me këtë rast u mashtruan qytetarët dhe bizneset dhe se ajo Pako asnjëherë nuk u realizua.

“Qeveria dështoi në implementimin e Pakos Emergjente Fiskale, fatkeqësisht as 47 për qind e këtyre mjeteve nuk kanë arritur te ju shpërndahen bizneseve dhe qytetarëve të cilët nuk janë ne marrëdhënie pune. Qeveria e kaluar por edhe kjo aktuale këtë Pako e përdoren vetëm për të dal në konferenca shtypi por jo për t’i ndihmuar bizneset”, ka shkruar Hoxha. /Telegrafi/


Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve ishte miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja. /Telegrafi/