LAJMI I FUNDIT:

Hovenier rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së ndaj BE-së si ndërmjetësuese e dialogut

Hovenier rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së ndaj BE-së si ndërmjetësuese e dialogut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, gjersa ka thënë se SHBA-të kanë besim të plotë në Bashkimin Evropian në ndërmjetësimin e dialogut.

Në samitin e Paqes dhe Demokracisë (KDPS), Hovenier tha se vetëm normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi i sjell dy vendet më pranë institucioneve trans-atlantike.

Ambasadori amerikan gjatë fjalimit të tij tha se SHBA ka besim të plotë në përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësin, Mirosllav Lajçak.


“Ne po përpiqemi të mbështesim secilin vend këtu për t’u transformuar, për t’u bërë një kontribuues i sigurisë dhe jo një burim problemesh dhe destabiliteti. Kjo do të thotë se do të vazhdoni të shihni mbështetjen e plotë amerikane për dialogun e lehtësuar nga BE.

ShBA ka besim të plotë në Bashkimin Evropian, në lehtësimin e saj të dialogut, dhe se ShBA ka besim të plotë te përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike…

Është e rëndësishme për të gjithë akterët në këtë proces, të pranojnë procesin në të cilin janë dhe të luajnë ‘poker’ me letrat që u janë shpërndarë.

Dhe për të mbajtur parasysh këtë vizion që punon drejt marrëdhënies së normalizimit, duke punuar drejt zbatimit komplet dhe të plotë të [marrëveshjes së] Ohrit dhe aneksit të zbatimit të saj nga të dyja palët që është pritshmëria jonë, zbatimi i plotë nga të gjithë, është rruga përpara, e sjell Kosovën shumë më afër këtij vizioni që ne ndajmë për integrim të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, tha ai.

Ndryshe, më 14 shtator u mbajt takimi i nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim përfundoi pa ndonjë dakordim.

E më pas kryeministri Kurti në një konferencë për media në Prishtinë kritikoi ashpër ndërmjetësin Miroslav Lajçak për favorizim të Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori