LAJMI I FUNDIT:

Hovenier për takimin O’Brien-Kurti: Nga Kosova dhe Serbia presim t’i përmbushin obligimet e marra në dialog

Hovenier për takimin O’Brien-Kurti: Nga Kosova dhe Serbia presim t’i përmbushin obligimet e marra në dialog

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Hovenier, duke komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Kurti dhe Ndihmës Sekretarit amerikan, përmes një postimi në platformënn “X”,  tha se ShBA pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, në takimin që pati O’Brien sot me kryeministrin Kurti në Gjermani, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
Lexo po ashtu O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, ka shkruar O’Brien, duke folur për takimin me kryeministrin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Kalo në kategori