LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar draftin e Asociacionit, do të publikohet në një kohë të përshtatshme

Hovenier: Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar draftin e Asociacionit, do të publikohet në një kohë të përshtatshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm për ta pranuar si tërësi draft-statutin e Asociacionit.

Ai në një adresim para mediave të enjten, ka deklaruar se drafti do të bëhet publik në një kohë të përshtatshme.

Hovenier: Drafti-statuti i Asociacionit s'do të ketë kompetenca ekzekutive, fjalën e fundit ta japë Gjykata Kushtetuese
Lexo po ashtu Hovenier: Drafti-statuti i Asociacionit s'do të ketë kompetenca ekzekutive, fjalën e fundit ta japë Gjykata Kushtetuese

“Kryeministri Kurti na ka bërë me dije që është i gatshëm ta pranojë si tërësi draftin e Asociacionit. Dhe në një kohë të përshtatshme, jam i sigurt se publiku do ta ketë mundësinë ta vlerësojë draft-statutin. Ajo kohë do të përcaktohet në koordinim me Qeverinë e Kosovës dhe emisarin Lajçak”, është shprehur Hovenier.


Ambasadori amerikan ka shtuar se është i habitur me numrin e njerëzve që po e komentojnë draft-statutin pa e parë atë.

“Së pari jam befasuar nga numri i njerëzve që po e interpretojnë draft-statutin që nuk e kanë parë. Ky është një trik mbresëlënës. Në fund të ditës ata që nuk e kanë parë, nuk kanë shumë bazë për të folur rreth tij”, ka thënë Hovenier.

Sipas tij, draft-statuti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori