Site icon Telegrafi

Houthi publikon pamjet e rrëmbimit të anijes në Detin e Zi

Një video po qarkullon në mediat sociale që tregon Houthi jemenas, rebelë të mbështetur nga Irani, që dyshohet se zbarkojnë me një helikopter në një anije mallrash në Detin e Kuq dhe e marrin nën kontroll atë.

Videoja tregon persona të armatosur duke zbritur nga helikopteri dhe duke rrëmbyer Galaxy Leader në jug të Detit të Kuq. Houthis pretendojnë se anija është e lidhur me Izraelin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Izraeli thotë se anija ishte në pronësi britanike dhe operohej nga japonezët. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pretendon se ky është një akt i terrorizmit iranian.

Lexo po ashtu Një anije mallrash është rrëmbyer nga Houthit – thuhet se ishte pjesërisht e një miliarderi izraelit dhe në bord kishte 25 persona

Houthi-t janë pjesë e një aleance rajonale të lidhur me Iranin që përfshin gjithashtu Hamasin dhe Hezbollahun e Libanit, megjithëse nuk ka asnjë provë që Teherani urdhëroi sekuestrimin e anijes dje.

Houthi-t paralajmëruan sërish gjatë fundjavës se do të synonin “të gjitha anijet” të lidhura me Izraelin. Jahja Sarea, zëdhënësi i tyre ushtarak, tha në Twitter se ishte një përgjigje ndaj “agresionit izraelito-amerikan”, dhe se kjo nënkuptonte anije që mbanin flamurin izraelit ose të operuara nga kompani izraelite.

Sarea u bëri thirrje shteteve që të mos lejojnë shtetasit e tyre të punojnë në këto anije, si dhe të ndërpresin bashkëpunimin me to. /Telegrafi/

Exit mobile version