Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, kanë publikuar videon me të cilën pretendohet se shfaq shpërthimin e një tankeri që transportonte 136 mijë tonelata naftë në Detin e Kuq.
Anija Sounion ishte braktisur nga ekuipazhi pas sulmeve të vazhdueshme nga Houthi, që kishin hipur në anijen e braktisur dhe e mbushën me eksploziv me qëllim që ta fundosin, transmeton Telegrafi.
Anije që kishte flamurin grek, akoma nxjerr tym të zi nga vatra të shumta të zjarrit që kanë shpërthyer pas aktivizimit të eksplozivit.
Kurse Houthi kanë publikuar videon që pretendon se shfaq shpërthimin e fuqishëm në anijen Sounion.
Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se duhet parandaluar derdhja e naftës në Detin e Kuq, me qëllim që të mos shkaktohet një katastrofë më e madhe ekologjike sesa ajo e Exxon Valder, një sasi katër herë më e madhe e naftës që ishte derdhur në atë rajon. /Telegrafi/