LAJMI I FUNDIT:

Houston të pandalshëm, triumfojnë edhe LA Lakers

Houston të pandalshëm, triumfojnë edhe LA Lakers

Houston Rockets ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në NBA.

Skuadra e Mike D’Antoni ka marrë edhe fitoren e tetë radhazi në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

‘Raketat’ kanë arritur ta mposhtin lehtësisht New Orleans Pelicans me rezultat të thellë 114 – 91.


Si gjithmonë më efikasi në ndeshje për Houstonin ishte James Harden me 27 pikë, tetë asistime dhe gjashtë kërcime.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Eric Gordon që shtoi 19 pikë e katër asistime.

Ndërkohë qendra zvicerane Clint Capela pati 18 pikë e 16 kërcime.

Fitorja e mbrëmshme ishte e 59 në NBA këtë edicion për Rockets, ndërsa kanë pësuar vetëm 14 disfata.

Ndeshje interesante u zhvilluar edhe ajo mes Memphis Grizzlies dhe Los Angeles Lakers.

Skuadra nga Kalifornia u rikthye te fitoret pas katër disfatave radhazi duke mposhtur Memphis në udhëtim 93-100.

‘Rookie’ i LA, Kyle Kuzma ishte më efikasi në këtë takim me 25 pikë e 10 kërcime.

Ndërkohë me paraqitje të mirë u dalluan edhe Julius Randle me 20 pikë, Caldwell Pope me 18 të tjera si dhe Lonzo Ball me 12 pikë e 10 asistime.

Edhe përkundër fitores së mbrëmshme për LA do të jetë vështirë të zënë një pozitë që i dërgon në ‘Play – Off’. /Telegrafi/

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – Minnesotta Timberwolves 120 – 108

Detroit Pistons – Chicago Bulls 117 – 95

Orlando Magic – Phoenix Suns 105 – 99

Houston Rockets – New Orelans Pelicans 114 – 91

Memphis Grizzlies – LA Lakers 93 – 100

Dallas Mavericks – Charlotte Hornets 98 – 102

Në trend Sport

Më shumë
UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori