LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës

Hoti: Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se Telekomi do të ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit.

“Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, shkruan Hoti. /Telegrafi/