LAJMI I FUNDIT:

Hoti pezullon vendimin për refuzimin e leje qëndrimit për Tienmu Ma

Hoti pezullon vendimin për refuzimin e leje qëndrimit për Tienmu Ma

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pezulluar vendimin për refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm për Tienmu Ma që ka shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku kryeministri Hoti thotë se pezullimi vlen deri në një hetim të plotë nga institucioni i Avokatit të Popullit, transmeton Telegrafi.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve A. Nr. 555/2020 me nr. prot A. nr. 1571/2020, të datës 01.10.2020, sipas kërkesës nga Avokati i Popullit.


Dëbimi i avokatit Tienmu Ma, vijnë reagimet e para - çështja mund të hetohet edhe nga OKB-ja 
Lexo po ashtu Dëbimi i avokatit Tienmu Ma, vijnë reagimet e para - çështja mund të hetohet edhe nga OKB-ja 

1. Vendimit Nr. Ref. 116/2020 i Komisionit të Ankesave për të Huajt, i datës 21.09.2020 me të cilën i refuzohet ankesa z.Tienmu Ma, e parashtruar kundër vendimit të shkallës së parë;

2. Vendimit Nr. 02224/20 mbi refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm i datës 20.8.2020; dhe

3. Vendimit Nr. 00174/20 për largimin vullnetar të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim – Divizioni për të Huajt, i datës 21.8.2020″, thuhet në njoftim.

Më tej, kryeministri Hoti ofron bashkëpunimin e plotë rreth kësaj çështje, gjithmonë në pajtim me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe njëherit mbetet në pritje deri në përfundimin e hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Ndryshe, javë më parë shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, për mediat ka thënë se këshilltari i kreut të VV-së, nuk i ka plotësuar kushtet për të marrë leje të qëndrimit.

“Komisioni ka pru vendim që nuk i ka plotësua kushtet për ta marrë lejeqendrimin, në bazë të rregullave. Vendimi del nesër, ose këto ditë”, ishte shprehur ai.

Për rastin e Tienmu Ma ka pasur reagime të shumta.

Avokati Tienmu Ma është shtetas amerikan, i lindur në California, ShBA. Ai ka qenë hartues i raportit të Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me deportimin e gjashtë shtetaseve turq (i njohur si rasti i Gylenisteve).

Raporti, i cili është miratuar nga Kuvendi në qershor 2019, pati gjetur plot 31 shkelje gjatë procedurave/procesit të deportimit të shtetaseve turq. Tienmu po ashtu ka shërbyer si këshilltar i jashtëm për të drejtat e njeriut i kryeministri Kurti gjatë Qeverisë Kurti. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori