LAJMI I FUNDIT:

Hoti: PDK qëndron fuqishëm për mbajtjen e taksës (Video)

Hoti: PDK qëndron fuqishëm për mbajtjen e taksës (Video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se nuk janë penduar që kanë bërë koalicion me AAK-në.

Hoti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicioni qeveritar mbetet i qëndrueshëm.

“Ky koalicion është duke marrë vendime të mëdha dhe mund të priten vështirësi në përafrimin e qëndrimeve mes partnerëve. Mendoj që është një rrugëtim normal dhe pres që të gjithë nga pak të përafrohen në qëndrime”.


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se taksa mund të jetë përdoruar politikisht por nuk ka pranuar të thotë nëse e ka përdorur Haradinaj apo Veseli në këtë drejtim.

“Në Kosovë çdo gjë shitet për marketing politik, prandaj edhe taksa mund të jetë në këtë drejtim”.

“Askush nuk është për heqjen e taksës. Partia Demokratike e Kosovës qëndron fuqishëm për taksën dhe do të qëndrojë fuqishëm për taksën. Ne [PDK] kemi ofruar një ndërmjetësim, dhe jemi në bisedime me partnerët e koalicionit dhe në kohën e duhur kjo çështje do të zgjidhet”, tha ndër të tjera Rexhep Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori