LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Pati përpjekje për ta mbyllur Klan Kosovën

Hoti: Pati përpjekje për ta mbyllur Klan Kosovën

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti u përpoq që ta mbyll medien, ndër më kryesoren në vend, Klan Kosovën.

Ai tha se si mundet që një vend të renditet mirë në lirinë e medies, kur gazetarët sulmohen nga eksponentë të qeverisë.

“Si mundet një vend të renditet mirë në lirinë e medias kur gazetarët janë të sulmuar prej eksponentëve të qeverisë dhe zyrtarëve të partisë në baza të rregullta dhe kishte përpjekje që të mbyllet media më kryesore në vend. Kush e beson këtë?”, tha Hoti në Rubikon në Klan Kosova.


Ai foli edhe për projektet, të cilat sipas tij, gjatë Qeverisë Kurti janë duke pauzuar tash e dy vite.

“Shkuan dhe e miratuan një ligj në kuvend vitin e kaluar për mbështetje të investimeve publike për t’i kompensuar kontratat për rritjen e cmimeve gjatë vitit të kaluar. U bë ligj i dëmshëm, por megjithatë u bë ai ligj. Tash jemi në qershor të vitit 2023, dhe asnjë cent nuk është paguar”, tha Hoti.

Kujtojmë se më 14 qershor, MINT-i e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës. Kjo nga shumë organizata vendore e ndërkombëtare që merren me lirinë e medias u pa si tentim për mbyllje të televizionit Klan Kosova nga ana e qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori