Hoti: Nuk ka zvarritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV-në, do ta përmbyllim sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka zvarritje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LDK-së dhe LVV-së.
Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se janë duke punuar për të dakorduar një program qeverisës që reflekton vullnetin e qytetareve në zgjedhjet e 6 tetorit.
Sipas tij, deri më tani të dy partitë janë pajtuar për madhësinë dhe organizimin e Qeverisë, e cila siç tha ai do të ketë vetëm 12 ministri që do të kursejë miliona euro dhe do të rrisë efikasitetin e qeverisjes.
Po ashtu Hoti ka thënë se me LVV-në kanë diskutuar në detaje programin për zhvillim ekonomik dhe punësim dhe se janë pajtuar për shumicen e çështjeve.
Postimi i plotë: Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve. Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve.
Ndërsa sipas përfaqësuesve të këtyre partive do të mbahen edhe katër takime deri tek arritja e një marrëveshje për koalicion qeverisës./Telegrafi/





























