Të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca plenare për interpelancën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë  e Kosovës.

Kërkesa për këtë interpelancë është bërë nga tetë deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.


Seanca do të mbahet me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/