LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Në shtator fillon zbatimi i planit pesëvjeçar për rimëkëmbjen ekonomike, do të kushtojë 6 miliardë euro

Hoti: Në shtator fillon zbatimi i planit pesëvjeçar për rimëkëmbjen ekonomike, do të kushtojë 6 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria do të fillojë në muajin shtator zbatimin e planit pesëvjeçar të rimëkëmbjes ekonomike.

Ai këtë e ka thënë në takimin me Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, duke treguar se vlera e këtij plani do të jetë 6 miliardë euro.

“Përmes këtij Këshilli do të vazhdojmë punën e mirë do të harmonizojmë proceset shtetërore me ato private që do të ndihmojnë zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Kjo është e rëndësishme tani kur po përballemi më kohën e pandemisë COVID-19. Ne edhe ashtu kemi pasur në plan që në shtator të fillojmë planin afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike, sepse do të përballemi me krizë ekonomike, sepse pandemia ka shkaktuar dëme afatgjate në çdo sektor. Kjo nënkupton një strategji zhvillimore pesë vjeçare, që do të shkon deri në 6 miliardë euro”, ka treguar Hoti.


“Kjo është e rëndësishme kur po përballemi me pasojat sociale. Si pjesë të programit kemi paraparë një pako, me rishikimin e buxhetit prej 365 milionë euro dhe kemi shpërndarë këtë fond”, përfundoi ai.

Dështon për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
Lexo po ashtu Dështon për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Kuvendi i Kosovës javën e shkuar nuk arriti të votojë një Projektligj të hartuar nga Qeveria për mbështetje ekonomike të bizneseve që po përballen me probleme për shkak të masave kundër pandemisë COVID-19.

Projektligji parashihte mes tjerash futjen në treg të një shume prej rreth 1 miliard e 200 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori