Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar për herë të parë pas skandalit të keqpërdorimit të 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, duke thënë se mashtruesit dhe keqpërdoruesit nuk kanë vend në institucione.
Ai këto komente i bëri gjatë një konference për medie, duke shtuar se ata do të dalin në sipërfaqe sikurse minjtë.
“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik dhe në institucione nuk kanë me pasur vend, kanë me dalë në sipërfaqe së shpejti sikurse minjtë kur t’iu hyn uji përfundi”, tha Hoti, përcjell Telegrafi.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kishte sqaruar keqpërdorimin prej dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit dhe janë transferuar te një operator ekonomik.
Sipas saj, janë kryer katër transaksione, ku është arrestuar dhe është suspenduar një zyrtar i ministrisë.
“Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimte nga Thesari i Shtetit dhe janë transferuar mbi 2.1 milionë euro janë bartur në një xhirollogari të një operatori ekonomik. Janë mbi dy zyrtarë të dyshuar, njëri është arrestuar, tjetri është suspenduar. Kemi gjurmuar të gjitha transakasionet dhe jemi duke hetuar ku është transaksioni fundor. Është rast i izoluar, mjetet dhe buxheti i Kosovës është stabil. Gjithçka po gjurmohet sepse është transakasion bankar e nuk janë tërhequr, të gjitha gjurmët janë në Bankën Qendrore të Kosovës”, kishte thënë Bajrami.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles