Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, ka paraqitur qëndrimin e tij ndaj reagimeve të LDK-së ditëve të fundit lidhur me rolin e Presidentit Hashim Thaçi në kryesimin e dialogut me Serbinë.
Hoti i ka analizuar dallimet e mendimeve brenda LDK-së, për të cilat ka thënë se janë pasojë e interesave elektorale, njofton Klan Kosova.
“Vazhdoj të besoj në seriozitetin dhe stabilitetin e LDK-së si parti e formuar dhe e pjekur politikisht”.
“Në qoftë se një nënkryetar i saj thotë se Presidenti Thaçi nuk ka autorizim për të biseduar me Serbinë (Agim Veliu), atëherë kjo është një e vërtetë e pastër. Nuk mundet askush t’i ndërrojë rregullat e lojës si t’u teket individëve. Në qoftë se një nënkryetar tjetër thotë se duhet të respektohet institucioni i shtetit (Lutfi Haziri), atëherë kjo është një e vërtetë që ka standard brenda saj. Në qoftë se një nënkryetar i saj (Kujtim Shala) kërkon konsensusin e partive në lidhje me marrëveshjet madhore, atëherë kjo është një normë e vetëkuptueshme e shoqërive që kanë shtet të respektuar në nivelin e shteteve të avancuara demokratike të botës”.
“Mirëpo, vaji i një pjese të saj në lidhje me kundërshtimin e procesit të dialogimit të Kosovës me Serbinë dhe ndërlidhja e kësaj çështjeje me zgjedhje të parakohshme – me legjitimitet a krizë institucionale – është vaj elektoral. Pra, janë lot politikë”.
“Dhe meqenëse në LDK ka shumë poetë e shkrimtarë të nderuar e të respektuar, do të kisha provuar ta them një togfjalësh poetik: e gjithë kjo është një ‘Vajtim politik elektoral ’ mbi dialogun dhe Presidentin Thaçi”.
“Shumësia e mendimeve brenda kësaj partie është normale për periudhën që është duke kaluar ajo. Pjesa e re e aderimeve nga shoqëria civile ka mentalitet tipik neojugosllav. Sepse këtu fillojnë dhe mbarojnë kondicionet, kredencialet dhe diskrecioni i kësaj mendësie”.
Hoti ka theksuar se Presidenti Thaçi mund ta udhëheq dialogun pasi tash është personalitet i paanshëm partiakisht, ndërsa kjo paanshmëri i ka kushtuar PDK-së me 80 mijë vota në zgjedhjet e kaluara.
“Qëndrimi i PDK-së është i thjeshtë dhe i qartë në lidhje me Dialogun. PDK është për përcaktimin e kriterit të ekuivalencës institucionale të dialogut. Kaq. Në qoftë se do të bisedohet në nivel kryeministrash, atëherë do të shkohet në atë nivel, në qoftë se do të bisedohet në nivel presidentësh atëherë le të jetë ky përcaktim. Por, nuk guxojmë të shkojmë në dialog me mendësinë e fisit a të honxhobonxhove neojugosllavë”.
“Presidenti Thaçi nuk është njeri pa gabime e pa të meta. Por, kjo nuk mund ta mbulojë faktin se në kontekstin e dialogut Presidenti Thaçi është palë e papërballueshme për Serbinë. Ai është mbi Dialogun dhe mbi Serbinë”.
“Në qoftë se Kosova e ka këtë përparësi në terrenin e Dialogut, atëherë kush është i interesuar të mos e ketë këtë personalitet në dialog? Vetëm Serbia me mbesat dhe nipat e vetë në Kosovë. Sepse Presidenti Thaçi më nuk është në parti politike. Me shkuarjen e tij ne humbëm rreth 80 mijë vota. Pra, PDK e pagoi çmimin e vet. Presidenti Thaçi e dëshmoi autonominë dhe paanshmërinë e tij politike. Atëherë, pse të ketë mëdyshje në këtë drejtim?”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës