LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kemi formuar një grup ekspertësh për vlerësimet e pasojave nga COVID-19

Hoti: Kemi formuar një grup ekspertësh për vlerësimet e pasojave nga COVID-19

Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se tashmë kanë formuar një grup ekspertësh të fushave të ndryshme për të bërë vlerësimet e pasojave ekonomike dhe sociale që do të sjellë pandemia COVID-19.

Ai këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, duke lënë të kuptohet se po bëhen gati për qeveri të re.

“Ne tanimë kemi formuar një grup të ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët po bëjnë vlerësimet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të kemi gjatë këtij viti nga pandemia COVID-19. Bazuar në këtë vlerësime, ekspertët do të zhvillojnë masat konkrete për mbështetje të: ekonomisë private dhe punësimit, ndërmarrjeve publike, bujqësisë, sektorit të prodhimit, mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara të shoqërisë siç janë ata që janë në skema sociale dhe ata që mbesin të papunë si rezultat i pandemisë, e kështu me radhë”, ka thënë  Hoti.


Sipas tij, qëllimi primar i masave do të jetë mobilizimi i të gjitha burimeve të financimit për rimëkëmbje të shpejtë të sektorit privat dhe punësimit.

“Masat do të jenë gjithëpërfshirëse për sivjet dhe vitin e ardhshëm dhe do të përfshijnë pako të ligjeve që stimulojnë sektorin privat dhe që sigurojnë diskrecion të Qeverisë për të mobilizuar financim adekuat për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike. Qëllimi primar i masave do të jetë mobilizimi i të gjitha burimeve të financimit për rimëkëmbje të shpejtë të sektorit privat dhe punësimit, dhe mbrojtje sociale adekuate për grupet më të rrezikuara”, ka theksuar ai.

“Por, në të njëjtën kohë masat do sigurojmë likuiditetin e sistemit bankar, si dhe qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit përmes një deficiti buxhetor dhe borxhi publik të përballueshëm në afat të shkurtë dhe afat të mesëm”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori