LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Jam në kontakt me ambasadorin Grenell për caktimin e datës për rifillim të dialogut me Serbinë

Hoti: Jam në kontakt me ambasadorin Grenell për caktimin e datës për rifillim të dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë gjatë një konference të përbashkët për media tha se është i gatshëm për të caktuar një takim tjetër në Washington dhe se është në kontakt me ambasadorin Richard Grenell për të caktuar një datë tjetër për rifillimin e dialogut.

Hoti u pyet nëse është i gatshëm që të shkoj në Washington për të rifilluar dialogun, pa presidentin Hashim Thaçi, ndërsa tha se Kosova ka institucione legjitime dhe gatshme për të marrë përgjegjësi në këtë aspekt, raporton Telegrafi.

“Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme të marrin të gjitha përgjegjësitë që u takojnë. Unë jam i gatshëm dhe jam në koordinim me ambasadorin Grenell për të caktuar një datë për të filluar procesin e dialogut, me një agjendë fillimisht politike, për të kaluar tek çështjet që janë më politike të dialogut duke u nisur nga parimet tona që ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Hoti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Fetoshi nga

Fetoshi nga "Octopus": Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori