Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitave që është duke u bërë bizneseve private, për të prezantuar pakon për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë së Kosovës, i shoqëruar nga ministrat Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi, ka vizituar sot ndërmarrjen Ferronikeli, ku është pritur nga presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane, me bashkëpunëtorëm. Në takim i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Kryeministri Hoti tha se gjatë kësaj vizite është biseduar për mbarëvajtjen e punëve në këtë kompani që është e rëndësisë strategjike për Kosovën, për shkak të nivelit të lartë të eksporteve që ka komplet në gjithë prodhimin e saj.
“Bashkë me ministrat dhe kryetarin e Komunës, biseduam në detaje për disa prej çështjeve që ne mund të adresojmë, të ndihmojmë këtë kompani, duke filluar nga renta minerare dhe një mbështetje që duhet t’i japim për të liruar një pjesë të minierave për të shfrytëzuar për kompaninë. Sigurisht afarizmi i kompanisë varet nga tregu ndërkombëtar, nga çmimi i produktit në berzën ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh përvojën që z. Mane ka, unë besoj që mund të depërtojë në tregje tjera”, tha kryeministri Hoti.
Më tej, kryeministri Hoti theksoi se sa i përket qeverisë, bashkë me pushtetin lokal, do ta ketë gjithë mbështetjen e nevojshme brenda ligjeve, brenda kornizës ligjore që na lejon për ta mbështetur këtë kompani edhe në kushte normale të funksionimit, por në veçanti tash kur gjithë ekonomia në Kosovë dhe në regjion po përballet me vështirësi.
“Besoj se në javët e ardhshme, si pjesë e Pakos për rimëkëmbje ekonomike do ta adresojmë çështjen e rentës minerare. Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit do të angazhohet bashkë me ZRRE-në sa i përket çmimit të energjisë elektrike, duke shfrytëzuar gjithë kornizën ligjore në fuqi që t’i jepet mbështetja e nevojshme kësaj kompanie”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se janë të nderuar me këtë investitor të rëndësishëm dhe të suksesshëm në tregjet ndërkombëtare, i cili ka zgjedhur të operojë edhe në Kosovë.
Presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane, pasi falënderoi kryeministrin Hoti për vizitën, tha se koha nuk është më e mira për Ferronikelin, por theksoi se do të bëjnë atë që u takon për të depërtuar në tregun ndërkombëtar. Ai tha se do të ishte mirënjohës që problemet e ngritura sot të adresohen aty ku duhet, siç duhet dhe në kohën e duhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa