Kanë kaluar 48 ditë nga votimi i qeverisë Hoti, por pavarësisht kësaj ende nuk e ka dërguar agjendën legjislative për votim në Kuvendin e Kosovës. Ani pse 129 projektligjet që përfshijnë programin legjislativ kanë marrë dritën e gjelbër në mbledhjen e gjashtë të ekzekutivit, të zgjedhurit e popullit janë në pritje për shqyrtim dhe votim të tyre.
Derisa në partinë opozitare, Lëvizje Vetëvendosje, adresojnë kritika karshi këtij programi legjislativ, në partinë në pushtet LDK e arsyetojnë atë. Ndërkaq, njohësit e sistemit të drejtësisë kërkojnë që kjo agjendë legjislative për vitin 2020 të fokusohet vetëm te ligjet bazike.
Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, thotë për KosovaPress se disa prej projektligjeve kanë qenë në shqyrtim edhe më herët në Kuvend. Por, sipas tij, meqenëse ato janë kthyer në pikën zero tashmë komisionit funksionale duhet të përgatisin planet e tyre të punës për t’i trajtuar gjitha ato.
“Është një pako ligjore që përfshinë mbi 120 ligje, normalisht një pjesë e tyre janë që kanë qenë edhe më herët në shqyrtim në Kuvend gjatë qeverisjes së kaluar. Por pas shpërndarjes së Kuvendit ato kthehen pikën zero. Kështu që qeveria prapë ka proceduar një pjesë të ligjeve të njëjta. Sikur edhe një pjesë e ligjeve që kanë qenë duke u trajtuar nga ish qeveria Kurti”, thotë Manaj.
Ndërkaq, deputeti opozitar i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë se agjenda legjislative e qeverisë Hoti ka të bëjë vetëm me akomodimin e interesave partiake të partive në pushtet.
“Ne si Kuvend po fillimisht edhe si komision për legjislacion po presim një gjë të tillë, presim të na vijë në shqyrtim agjenda legjislative, mirëpo kjo ende nuk ka ndodhur… Sipas neve kjo agjendë legjislative e kësaj qeverie ka të bëj vetëm me akomodimin e interesave partiake të këtyre partnerëve të koalicionit. Nuk ka asgjë të dobishme e cila shkon në favor të interesit qytetarë dhe nacional të Kosovës. Rrjedhimisht kemi të bëjmë me një dokumente që nuk ka kuptim, përveç politik dhe partiak të këtyre grupeve politike”, thotë ai.
Kurse, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pohon se bazë rrethanave politike dhe kohën e shkurtër deri në vitin 2020, agjenda legjislative duhet të fokusohet vetëm tek Kodi i Procedurës Penale, ndryshimet Kushtetuese për Vetingut dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
“Kjo agjendë duhet të fokusohej vetëm në liget bazike duke pasur parasysh periudhën e shkurtër kohore që e ka viti 2020. Unë besoj që këtu hyjnë marrëveshjet ndërkombëtare, Kodi i Procedurës Penale dhe po ashtu propozimi për ndryshimet Kushtetuese sa i përket Vetingut. Duke pasur parasysh kohën e shkurtër e cila tani është për vitin 2020. Besoj që agjenda legjislative duhej të përshtatet vetëm në nevojën e ligjeve bazike”, u shpreh ai.
Agjenda legjislative e qeverisë Hoti ndër të tjera përfshinë, projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës, projektligji për Aktet Juridike e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025