LAJMI I FUNDIT:

Hoti e Tërnava bisedojnë për menaxhimin e pandemisë dhe dialogun me Serbinë

Hoti e Tërnava bisedojnë për menaxhimin e pandemisë dhe dialogun me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, prit sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiun  Naim Tërnava, me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale në vend, si dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, sidomos për përpjekjet e menaxhimit të pandemisë Covid 19 dhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim, po ashtu, u bisedua edhe për proceset e tjera të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, duke përfshirë edhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja vendeve.

Kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin Tërnava dhe BIK-un për rolin e kësaj bashkësie dhe të bashkësive të tjera fetare, duke theksuar se bashkëjetesa dhe harmonia ndërmjet besimeve të ndryshme ka qenë përherë një vlerë e veçantë e popullit të Kosovës./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori