Komisioni për Siguri dhe ai për Bujqësi kanë ftuar për raportim kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Hoti është ftuar të raportoj lidhur me dhënien e pëlqimit për hapjen dhe operacionalizimin e vetëm të pikës kufitare në Merdare, kurse Abrashi është ftuar që të raportojë lidhur me zotimet e dhëna në takimin e 4 shtatorit në Uashington për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë në drejtim të Merdares.
Kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media, ku ka njoftuar se ftesat për raportim të Hotit dhe Abrashit i kanë bërë kryetarët e këtyre komisioneve që janë nga LVV-ja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Liburn Aliu.
Njoftimi i plotë:
Kryetarja e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, znj. Fatmire Kollçaku Mulhaxha dhe Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, z. Liburn Aliu, bazuar në përgjegjësitë e tyre dhe brenda fushëveprimtarive të këtyre komisioneve kanë ftuar Avdullah Hotin dhe Arban Abrashin për raportim.
Në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes është ftuar Hoti që të raportojë lidhur me dhënien e pëlqimit për hapjen dhe operacionalizimin e vetëm të pikës kufitare në Merdare, madje duke e trajtuar atë si pikëkalimi dhe jo si pikë kufitare në mes të dy shteteve. Po ashtu shpërfillja e hapjes edhe të pesë pikave tjera kufitare përgjatë vijës kufitare lë hije dyshimi të trasimit të rrugës për planet e Serbisë për të pamundësuar qasjen e institucioneve të Kosovës në pjesën veriore qoftë edhe përmes qarkullimit nëpërmjet pikave kufitare.
Ndërsa, Arban Abrashi është ftuar që të raportojë lidhur me zotimet e dhëna në takimin e 4 shtatorit në Uashington për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë në drejtim të Merdares, duke devijuar linjën hekurudhore për në Leshakë. Devijimi i linjës hekurudhore nga Leshaku për në drejtim të Merdares sipas kërkesës së Serbisë është në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës. Ngjashëm me hapjen e vijës kufitare vetëm në Merdare, edhe akset rrugore dhe hekurudha në drejtim të njëjtë po bëhet ndër tjera për të shmangur kontrollin e Kosovës mbi veriun e vendit. Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore në Kosovë duhet t’i përgjigjet interesave të shtetit të Kosovës dhe popullit të saj. Këto nuk duhet të konceptohen e ndërtohen si infrastrukturë që mundësojnë pretendimet e Serbisë dhe që pengojnë interesin e Kosovës për shtrirjen e sovranitetit në veriun e vendit.
Ditë më parë deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë dorëzuar edhe kërkesa tjera për të raportuar në komisione parlamentare lidhur me politikën e jashtme, ekonominë, të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale, Ujmanin, minishengenin, bisedat për Zajednicën, ata që po i quajnë të “zhvendosurit” dhe për shpenzimet e një delegacioni të stërmadh në Uashington. Ne presim që edhe kryetarët e komisioneve që drejtohen nga deputetë të partive tjera politike të veprojnë me përgjegjësi dhe të caktojnë mbledhjet e komisioneve siç janë kërkuar nga deputetët e Lëvizjes dhe të ftohen për raportim Avdullah Hoti dhe anëtarët tjerë të delegacionit të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja