LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Buxheti i veteranëve do të rritet çdo vit (Video)

Hoti: Buxheti i veteranëve do të rritet çdo vit (Video)

Buxheti i veteranëve të luftës së UÇK-së, do të rritet për çdo vit, në bazë të rritjes së GDP-së, ka deklaruar ministri i Financave Avdullah Hoti.

Sipas tij, me ligjin e ri për veteranët është adresuar edhe çështja e buxhetit dhe është vendosur që maksimumi i shpenzimeve që mund të shkojë për këtë kategori është 0.7 për qind e bruto prodhimit vendor.

Ministri Hoti ka theksuar se ndryshimi i ligjit për veteranët ka qenë pjesë e programit me FMN-në.


E, sa i përket dërgimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, i cili është dërguar në këtë të fundit nga opozita, Hoti ka pohuar në “Euro Tribuna” të Tribuna Channel, se nuk pret që Gjykata Kushtetuese ta ndërrojë ligjin pasi që siç thotë ai është ligj që ka dalur nga Kuvendi i Kosovës. /Tribuna/