LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ai që e kundërshton marrëveshjen e Uashingtonit, promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë dhe në regjion

Hoti: Ai që e kundërshton marrëveshjen e Uashingtonit, promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë dhe në regjion

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar raportin e studimit të fizibilitetit të realizuar nga ekspertët amerikan lidhur me përdorimin e liqenit të Ujmanit nga Kosova e Serbia.

Hoti thotë se kushdo që e refuzon marrëveshjen e nënshkruar në SHBA, promovon interesa ruse e kineze. E një refuzim të tillë po e shohim nga Qeveria Kurti, më konkretisht nga kryeministri, Albin Kurti. Kjo qeveri po e përbuzë marrëveshjen e nënshkruar nga Hoti.

“Po e them qartë dhe drejtpërdrejt ai që e kundërshton marrëveshjen e Uashingtonit, me vetëdije ose pavetëdije promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë dhe në regjion. Ai që e refuzon, e kundërshton këtë marrëveshje promovon këto interesa në regjion a e bën me vetëdije apo jo unë nuk e di atë, por kjo është e vërteta”, ka thënë Hoti për InDoks.


Ish-kryeministri është shprehur se kritikat në të kaluarën për këtë marrëveshje ishin të pabaza, bëheshin për kauza lokale e agjenda të caktuara.

“Po kjo është pika në marrëveshjen që është nënshkru në vitin e kaluar në shtator në Shtëpinë e Bardhë, e cila atëherë është kritiku pa asnjë bazë, pa asnjë argument valid thjeshtë për shkaqe të kauzave lokale, politike agjendave të caktuara politike në vend me tendencën për të kriju perceptime të caktuara”, deklaroi ai.

Se çka përmban marrëveshja e Uashingtonit, e sidomos tek pjesa për liqenin e Ujmanit, të gjitha detajet për “InDoks”, i ka shpalosur vet personi që e nënshkroi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshjen e cila u cilësua si më të mëdhatë që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori