Shumë njerëz i frikësohen udhëtimit me aeroplan, ndërsa pasanikët shfrytëzojnë çdo mundësi që aeroplanët e tyre privat t'i bëjnë sa më luksoz që në shumicën e rasteve ngjajnë me hotelet me pesë yje, brenda të cilëve pothuajse nuk mungon asgjë.

Më poshtë ju sjellim disa nga aeroplanët më luksoz brenda të cilëve janë investuar miliona dollarë, dhe që çdo njeri ëndërron ta realizojë një fluturim me ta, transmeton Telegrafi.


Boeing 747-8

Aeroplani i familjes mbretërore të Katarit i ka 10 tualete, dhoma luksoze që janë të ndërtuara në dy kate, kuzhinë... Enterieri është i mbuluar me ngjyrë të kaltër dhe të arit, kurse në aeroplan gjendet edhe një mini-spital në rast se ndonjë pasagjer sëmuret.

Ky aeroplan ishte projektuar për t'i akomoduar 467 pasagjerë, por familja mbretërore e Katarit i ka hequr shumicën e karrigeve për të pasur më shumë hapësirë për nevoja tjera. Tani në të mund të akomodohen 76 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

Familja mbretërore e Katarit, ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje aeroplanin, kurse çmimi i tij i tij është hiq më pak se 550 milionë dollarë.

A380

Princ Al Valid bin Talal, figuron në listën e njerëzve më të pasur në botë, dhe është pronar i aeroplanit luksoz AirBus A380. Ky aeroplan dykatësh me hapësirë prej 550 metra katrorë, mund të fluturojë pa zbritur në tokë në çfarëdo vendi në botë.

Karakteristikat teknike dhe kapaciteti i madh i këtij aeroplani, ka bërë që ai t'i kushton princit hiq më pak se 319 milionë dollarë, kurse luksi shtesë 200 milionë dollarë tjerë.

2 64

Aeroplani më luksoz në botë mund të akomodoj rreth 100 pasagjerë, derisa aeroplani i njëjtë komercial mund të akomodojë deri në 800 pasagjerë. Tualetet janë të punuara nga mermeri, kurse brenda tij ka hapësirë të mjaftueshme për të parkuar edhe veturat luksoze "Rolls-Royce".

Aeroplani i Trumpit

Edhe para se të bëhej president i SHBA-ve, Donald Trump, ka poseduar aeroplan luksoz.

3 50

Bëhet fjalë për tipin Boeing 757 që kushton hiq më pak se 65 milionë dollarë, brenda të cili ka dhomë gjumi për çift, tualet gjigant si dhe karrige të lara në ar.

4 47

Ndërtimi i njërit nga aeroplanët më luksoz në botë, Boeing 747 Dreamline, ka kushtuar hiq më pak se 230 milionë dollarë. Është i pajisur me teknologjinë më moderne, kurse sipas mediave botërore po cilësohet si "hoteli fluturues" për 16 pasagjerë. Dhomat e gjumit kanë tualetet e tyre, aty është edhe kuzhinieri që përkujdeset për mysafirët, kurse çmimi për ta marrë me qira për një udhëtim kushton hiq më pak se 20 mijë dollarë.

Boing 777

Boeing 777 i kompanisë Crystal Cruz është modifikuar për të plotësuar standardet e larta. Ky aeroplan posedon 88 dhoma gjumi, karrige unike, televizorë gjigant, kafiteri si dhe kuzhinier personal të pronarit që i shërben mysafirëve që i shëtit nëpër vende të ndryshme.

Boeing 747-8

Boeing 747-8 është aeroplani i dytë më i madhi në botë dhe kushton 280 milionë dollarë. Hapësira brenda tij është 444 metra katrorë, dhe janë të ndërtuara dhomat e gjumit, zyra për konferenca dhe kuzhina gjigante. /Telegrafi/