Horoskopi për muajin tetor 2019

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar tetori.
Shëndeti: Të qenit aktiv ka për t'ju bërë që t'i kaloni këto ditë më lehtë.
Dashuria: Nëse dëshironi t’i realizoni qëllimet tuaja emocionale, është e nevojshme që ta rregulloni “mozaikun dashuror”. Jeni person i cili në marrëdhëniet dashurore dëshiron të ndiejë siguri të plotë dhe përkushtim pa kufizim. Fatmirësisht, jeni mjaft i shkathët në realizimin e planeve tuaja. Në marrëdhëniet me personin e dashur shumë gjëra i shikoni ndryshe, gjë që ndikon pozitivisht në jetën e përbashkët. Shenjat e kujdesit dhe të butësisë e forcojnë romancën dashurore. Nëse jeni i ri apo i lirë, është mirë t’i zgjidhni disa dilema tuaja emocionale. Lumturia është e arritshme dhe arrihet nëpërmjet afërsisë së reciproke, ndërkohë një person do t’ju tregojë që ekziston edhe shikimi më i bukur dhe më e lumtur i botës që ju rrethon.
Shëndeti: Për shkak të tendosjes nervore, ju këshillohet qëndrim në natyrë dhe të merreni me sport. Problemet me tepricën e peshës trupore mund të zgjidhen.
Dashuria: Në zhvillimet e reja të cilat po e shënojnë jetën tuaj dashurore, shpesh sikur jeni një hap para personit të dashur. Bisedoni sinqerisht me personin e dashur për problemet të cilat po e ngarkojnë jetën e përbashkët. Nuk ka arsye t’i fshihni ndjenjat dhe nevojat tuaja. Bëhuni i kujdesshëm, dikush mund t’i zbulojë planet tuaja sekrete. Ju mungon përkrahja emocionale, gjë që ndikon edhe më shumë në gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse ju mundon dilema mbi lidhjen paralele në dashuri, patjetër duhet të investoni mjaft energji në mënyrë që të balanconi në të dyja lidhjet. Megjithatë, herët apo vonë, dikujt do të detyroheni t’i tregoni se sa e rëndësishme për ju është lumturia e përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, vëmendjen tuaj emocionale do ta tërheqin persona të ndryshëm. Ndoshta akoma nuk jeni të sigurt në ndjenjat tuaja po në zgjedhjen definitive të partnerit, mos lejoni që t’ju ngarkojnë disa ngjarje nga e kaluara. Pranoni ngjarjet dhe rrethanat e reja dashurore. Mbase akoma nuk po e dalloni sinjalin e qartë, mirëpo mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja të sinqerta.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.) Karriera: Në saje të informacione të reja po merrni pjesë aktivisht në ngjarje të ndryshme në skenën afariste. Nuk dëshironi që të pajtoheni me disa përkufizime të konsiderueshme apo me normat mesatare të cilat i imponon ambienti juaj. Kërkoni mënyrë më efikase të shprehjes, në mënyrë që të avanconi pozicionin tuaj afarist edhe në raport me bashkëpunëtorët. Është me rëndësi që rreth vetes keni një ekip të bashkëpunëtorëve besnikë, sepse kombinimi i strategjive të ndryshme sjell rezultate pozitive. Pas një sërë situatave provuese, do ta kuptoni që po avanconi shumë shpejt dhe që po ju hapen mundësi të reja për suksese në afarizëm. Në planin financiar, gjendeni në një pozitë që të shtoni fitimin tuaj, si edhe që me sukses t’i zgjidhni disa çështje pronësore. Në javën e dytë, kushtoni kujdes mundësisë së perfeksionimit personal dhe paraqitjeve publike.
Shëndeti: Gjendje relativisht e ndryshueshme, por asgjë brengosëse.
Dashuria: Varësisht nga situata në të cilën gjendeni, kryesisht po bëni jetë aktive shoqërore dhe shpesh gjendeni në situatë që t’i realizoni disa kontakte të reja dashurie. Megjithatë, interesimi juaj emocional për një person të caktuar nuk është e karakterit afatgjatë. Në entuziazmin dashuror nuk dëshironi që të lidheni emocionalisht apo të përdorni justifikime të paarsyeshme, për të arsyetuar sjelljen tuaj në situata të caktuara. Jashtë vullnetit tuaj po i përsërisni “gabimet e njohura”. Impulsi i papritur ju çon në sjellje të gabueshme, gjë që edhe më shumë e vështirëson dialogun me personin e dashur. Gabimet të cilat po ndodhin duhet t’i përmirësoni pa i dramatizuar dhe pa fjalë të tepërta. Nuk ka arsye t’i komplikoni raportet tuaja dashurore apo të sfidoni besimin e personit të dashur. Është me rëndësi që mendimet dhe ndjenjat tuaja t’i orientoni drejt personit i cili i kupton drejt nevojat dhe dobësitë tuaja. Nëse jeni i ri apo i lirë, me këmbëngulje përpiquni ta realizoni lidhjen emocionale me personin i cili ka afinitete të tjera.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.) Karriera: Ndodh që ndonjëherë nuk është e lehtë të dallohen zgjidhjet më të mira. Do të keni rol aktiv në jetën afariste dhe një sërë rastesh të mira, ndaj të cilave duhet t’u përgjigjeni në harmoni me shkathtësitë tuaja profesionale. Jeni person i disiplinuar dhe i përgjegjshëm, mirëpo eprorët herë pas herë ju ngarkojnë me obligime të reja afariste-financiare, të cilat kërkojnë më shumë angazhim. Pa marrë parasysh sa jeni të sigurt në vetvete apo në aftësitë tuaja, kërkoni këshillën e të tjerëve, para se të hyni në një transaksion të ri afarist-financiar. Nga fundi i muajit ju presin suksese dhe mirënjohje të rëndësishme.
Shëndeti: Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie.
Dashuria: Keni përshtypjen që lumturia që po ju përcjell me një person befasisht ndikon si kategori ndryshimi, mirëpo gjithsesi është e arritshme. Me kujdes po e analizoni personin e dashur dhe do të gjeni përgjigje të ndryshme, mbase edhe të kundërta. Dëshironi më shumë kujdes emocional dhe butësi, në mënyrë që të përjetoni entuziazmin dashuror. Nëse jeni i ri apo i lirë, kapërceni disa “kufij tuaj të caktuar”. Në kërkim të personit të caktuar dhe të romancës së re, do ta kuptoni që fati është në anën tuaj. Shkathtësia e joshjes buron nga inspirimi i përbashkët, mjaftueshëm që të ndieni “energjinë magjike” në praninë e dikujt. Gjithmonë ekzistojnë ide të mira me të cilat mund t’i bëni surprizë personit e dashur. Është me rëndësi që të aktivizoni fantazinë tuaj dhe që të keni kërkesa të qarta. Tregoni anët tuaja të mira dhe tregoni që dalloni nga të tjerët. E gjitha është e lehtë dhe e mirë, kur situatat zgjidhen sipas parimit të marrëveshjes dhe me emocionet e përbashkëta. Nëse jeni person i lirë apo i ri, aventurat dashurore mund të ndikojnë si “zëvendësim i përkohshëm për disa dëshira të paplotësuara.
Shëndeti: Disponimi juaj do të jetë i ndryshueshëm, por shëndeti stabil.
Dashuria: Kohë pas kohe po kaloni nëpër një fazë të caktuar të pasigurisë personale dhe emocionale, jeni të brengosur për shkak të veprimeve të një personi. Në jetën dashurore më shumë ju pengon euforia e papritur në sjelljet e personit të dashur, sesa ndjenja e humorit nostalgjik. Po përpiqeni t’i realizoni harmoninë familjare dhe ta përmirësoni dialogun dashuror. Nganjëherë nuk është e lehtë të kuptohen mendimet dhe ndjenjat e personit të dashur, mirëpo kjo nuk është me rëndësi vendimtare për jetën e përbashkët. Është me rëndësi që të ekzistojnë besimi i dyanshëm dhe harmonia në marrëdhëniet dashurore. Nëse jeni person i ri apo i lirë, do të keni një romancë të pazakonshme dashurie. Vetëm kur t’i shprehni sinqerisht ndjenjat tuaja, ju presin marrëdhënie e harmonishme dhe kënaqësia komplete.
Shëndeti: Mundeni stresin. Keni nevojë për një pushim shpirtëror, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Nganjëherë dëshironi t’i fshihni ndjenjat tuaja intime apo qëllimet sekrete në jetën dashurore, për shkak të kësaj dini ta hutoni personin e dashur nëpërmjet ndryshimeve të humorit dhe të veprimeve të cilat po i bëni. Është mirë t’i kristalizoni ndjenjat tuaja dhe t’i zgjidhni lajthitjet të cilat i keni ndaj personit të dashur. Bëhuni më i sinqertë dhe mos lëndoni ndjenjat e të tjerëve. Nuk ka nevojë të luani rolin e gabuar, veprimet e këqija mund të komplikojnë marrëdhëniet dashurore. Nëse dëshironi aventurë të zjarrtë, asgjë nuk do t’ju pengojë që t’i realizoni “qëllimet tuaja sekrete”. Është i hollë kufiri i bashkimit dhe i ndarjes në lojën e dashurisë, andaj mos i shkelni “rregullat” në jetën e përbashkët. Loja e joshjes mund t’ju inspirojë për një sërë ndryshimesh pozitive, është me rëndësi t’u besoni ndjenjave tuaja dhe përkrahjes së personit të dashur. Nëse jeni person i ri apo i lirë, ju presin takime të shumta dhe njohje interesante. Orientoni mendimet dhe ndjenjat tuaja në drejtim pozitiv.
Shëndeti: Askush nuk mund t’i kuptojë emocionet dhe reagimet tuaja të mëdha, sikur edhe atë që po ndodh në kokën tuaj.
Dashuria: Sipas humorit tuaj aktual, temperamentit dhe afiniteteve emocionale dini të silleni në mënyrë shumë sfiduese apo të parezistueshme ndaj ambientit ku veproni. Mirëpo për shkak të deklaratave të gabuara apo veprimeve të pamenduara po shkaktoni situata konflikti. Pa marrë parasysh popullaritetin që e gëzoni në shoqërinë e gjinisë së kundërt, shmanguni hyrjes në “zonë të ndalur” apo flirtit me personin i cili sillet në mënyrë shumë sfiduese. Guximi i tepruar apo aventurizmi mund t’ju rrezikojnë raportet tuaja me personin e dashur. Nuk ka nevojë të forconi rivalitetin emocional në raportet me personin e dashur. Nuk mund të keni ndikim më të madh në jetën e përbashkët, por vetëm aq sa ju lejon pala tjetër. Kur mendoni për takimet e ndryshme, mos harroni që nevoja për aventurën sfiduese apo për të vënë në pah veten në të vërtetë paraqesin shembull klasik të “dobësisë emocionale”.
Shëndeti: Lodhja është pasojë e ngarkesave të mëdha. Nuk i keni vlerësuar mirë
Dashuria: Nganjëherë po silleni me shumë kokëfortësi dhe dëshironi që t’i realizoni qëllimet tuaja dashurore, madje edhe me rrezikimin që dikush kohë pas kohe t’ju kritikojë. Në harmoni me natyrën tuaj impulsive mos u bëni i padurueshëm, por prisni që dëshirat emocionale dhe nevojat të kristalizohen. Kualiteti i cili buron nga lidhja dashurore, është lumturia juaj intime dhe kënaqësia më e madhe. Një person tek ju po zgjon interesim të madh, humor të mirë dhe po ju rikujton të kaluarën e këndshme. Keni vendosur t’i provoni rolet e ndryshme emocionale dhe “formulat dashurore” të cilat sjellin efektin e dëshiruar. Keni vetëbesim të mjaftueshëm, po ju kënaqin komplimentet e shumta dhe mendimi që posedoni sharmë joshës. Nga mesi i muajit mund të prisni zgjidhje pozitive dhe lumturi të reja dashurore.
Shëndeti: Nëse do ta shpenzoni fuqinë e cila tashmë ju mungon, lehtë mund t’i aktivizoni problemet e natyrës hormonale dhe nervore.
Dashuria: Po i vëreni disa paralajmërime të cilat nuk po i kuptoni edhe aq mirë, prandaj herë-herë po jeni i brengosur edhe për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme, të cilat ekzistojnë në jetën tuaj dashurore. Megjithatë, çdo problem ka edhe zgjidhjen e mirë dhe paraqet një përvojë të mirë. Nuk ka nevojë që të merreni me disa situata të parealizueshme apo të gabueshme nga e kaluara juaj dashurore. Është me rëndësi që të kuptoni mësimin e mirë nga jeta e përbashkët. Në entuziazmin e epsheve apo të dilemave, hapni sytë mirë dhe shikoni se ç’ju thotë zemra juaj. Dashuria ka forcën më të madhe, nëse jeni mjaftueshëm i sinqertë dhe nëse u besoni ndjenjave tuaja. Ruajeni orientimin pozitiv dhe mendimet e bukura për personin e dashur. Është me rëndësi që të ndieni ngrohtësinë emocionale në shoqërinë e personit të dashur. Lumtura e përbashkët është nxitja më e mirë për të gjitha planet e ardhshme.
Shëndeti: Mos e teproni me ushqim dhe me pije, sepse rreziku vjen nga to. Bëhuni i kujdesshëm.
Dashuria: Fatmirësisht jeni duke gjetur inspirimin emocional në anë të ndryshme dhe po silleni me kënaqësi në praninë e një personi. Sfidat e reja te ju nxisin disa dëshira të fshehura emocionale dhe fantazi të ndrydhura. Nuk e fshihni që keni shpresa të mëdha nga personi i dashur. Ndieni nevojën që të realizoni kënaqësinë komplete ose të ndryshoni ritmin e vendosur në raport me personin e dashur. Shumë gjëra po i shikoni ndryshe nga partneri. Besimi i dyanshëm paraqet kënaqësi të madhe, kështu që ngjarjet e reja dhe dinamika dashurore paralajmërojnë kthesë pozitive. Me kënaqësi u përgjigjeni thirrjeve të shumta dhe kënaqeni në shoqëri të “personave të zgjedhur”. Bëni çdo gjë që është e mundur që të shtoni kënaqësinë dhe lumturinë e përbashkët.
Shëndeti: Probleme me rrugët urinare janë pasojë e infeksionit virusal dhe e ftohjes. Gjinia e bukur mund të ketë probleme gjinekologjike.
Dashuria: Në entuziazmin pozitiv nganjëherë mendoni se çdo gjë është e arritshme dhe lehtë e realizueshme. Në jetën dashurore apo në marrëdhëniet me personin e dashur po silleni me shumë energji. Keni rastin të dëgjoni komente pozitive për dukjen dhe sjelljen tuaj, apo për situatat në të cilat keni pasur rol të rëndësishëm. Po kënaqeni me përkrahjen emocionale dhe me kujdesin që po jua ofron personi i dashur. Dëshironi të keni një romancë të bujshme dashurore apo një lidhje të zjarrtë. Në harmoni me temperamentin dhe statusin tuaj emocional, përgjigjuni ftesës e cila do t’ju bëhet. Nëse jenë në lidhje dashurore apo i martuar, ju presin kënaqësi të mëdha me personin e dashur. Nuk keni nevojë t’i tregoni palës tjetër se sa e dashuroni, pos nëse dyshoni për ardhmërinë e lidhjes tuaj.
Shëndeti: Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks.
Dashuria: Për fat të mirë zgjidhja e ngjarjeve të reja ju sjell kënaqësi të mëdha në jetën dashurore apo në raport me personin e dashur. Më lehtë se zakonisht do t’ia arrini të bëni për vete një person, atmosfera e dashurisë dhe e emocioneve pozitive sjellin kënaqësi të reja dhe ngrohtësi në gjendjen tuaj shpirtërore. Ndiheni mirë kur personi i dashur ju kushton kujdesin por edhe kur jeni në shoqëri të personave me të cilët takoheni. Keni parandjenjë të mirë, dëshironi romancë të re dashurore, lidhje të zjarrtë dhe të bujshme. Në harmoni me temperamentin tuaj po silleni në mënyrë sfiduese dhe të parezistueshme ndaj personave të caktuar. Nëse keni lidhje dashurie, angazhohuni që ta bëni të lumtur personin e dashur. Nganjëherë është e lehtë të plotësohen dëshirat dhe pritjet e tjetrit, me kusht që të mos i harroni ato vlera të vërteta dhe të bukura të cilat e bëjnë më të fuqishme lidhjen tuaj dashurore. /Telegrafi/



























































