Horoskopi javor për periudhën nga 26 korrik – 02 gusht

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Gjeni një mënyrë të shëndetshme për t'u çlodhur dhe relaksuar, shkoni në një piknik, meditoni, vraponi...
Dashuria: Në marrëdhëniet me personin e dashur, ju mund të gjendeni në një situatë ku do t’i rishikoni interesat dhe qëllimet e përbashkëta. Problemi juaj gjatë kësaj periudhe është, sepse thelloheni gjithnjë e më shumë në emocionet tuaja sesa që jeni të pranishëm në marrëdhënie me partnerin. Deshtë e lirë janë mjaft emocionalë, por të qëndrueshëm - vlerësoni realisht njerëzit përreth jush, por përmbaheni nga komentimet dhe konfrontimet.
DEMI (21.04. – 21.05.) Puna: Nuk ka një atmosferë shumë të shëndetshme në ambientin e biznesit. Do të jeni plot energji dhe të etur për veprim, gjë që do t'ju sjellë sukses nëse jeni të pavarur në biznes. Kujdesuni për paratë, mos bëni asnjë shpenzim të paplanifikuar. Gjithashtu, mos pranoni propozime biznesi që nuk janë të përpunuara dhe të përcaktuara mirë.
Shëndeti: Piknik, qëndrim në natyrë, not, shëtitje, nuk keni nevojë për asgjë tjetër për të ruajtur shëndetin dhe kondicionin.
Dashuria: Një kohë më e mirë për dashurinë po vjen së shpejti. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë të veçantë, me shanse të mëdha për të zhvilluar dhe thelluar marrëdhënien. Kuroni miqësitë tuaja dhe marrëdhëniet ekzistuese, por edhe ato me personin e dashur dhe mos e nënvlerësoni ose mos e merrni për të mirëqenë atë që keni.
Shëndeti: Yjet këshillojnë detoksifikimin mendor dhe fizik.
Dashuria: Rrethanat në jetën tuaj personale dhe të dashurisë do t'ju lejojnë të ngadalësoni, ndërsa yjet ju këshillojnë të mos përpiqeni t‘i shpejtoni gjërat, edhe pse do të ndieni dëshirën për ta bërë këtë gjë. Strategji e ruajtjes së marrëdhënieve të rëndësishme, si dhe fillimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja, janë qetësia, durimi, lënia e gjërave në rrjedhën e tyre, por pa u distancuar, me një shprehje të mirësisë dhe kujdesit.
Shëndeti: Të mundshme dhembje koke dhe probleme me stomakun.
Dashuria: Ju keni tendencë t'i merrni çështjet e dashurisë shumë seriozisht, por Venera ushtron ndikimin e saj dhe së shpejti do të ndieni një dëshirë të parezistueshme për liri, lehtësi, kohë të lirë. Mund t’i lejoni vetës aventura romantike, nëse jeni të lirë, mirëpo mund të përballeni me sfidën që ta tradhtoni personin e dashur, ndërsa kjo do t’jua komplikojë jetën. Mendoni mirë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë po rrezikoni.
Shëndeti: Balanconi të gjitha aspektet e jetës suaj - kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.
Dashuria: Ndikimi planetar sjell harmoni dhe mirëkuptim në marrëdhëniet me personin e dashur, ose një ndjenjë entuziazmi dhe gatishmërie romantike për aventura të reja, nëse jeni vetëm. Merrni parasysh sugjerimet dhe mendimet e mikut tuaj, megjithëse nuk do t'ju pëlqejnë që kanë të bëjnë me gjëra për të cilat nuk doni të mendoni. Mbani në mend se ju jeni shumë të ndikuar nga emocionet dhe se reagimet tuaja mund të mos jenë adekuate.
Shëndeti: Ndryshoni diçka në rutinën tuaj të përditshme, lëvizni më shumë, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Standardet tuaja të dashurisë janë të larta dhe po ashtu edhe pritjet tuaja, ndërsa rrugët e
dashurisë kryqëzohen me aktivitetet e biznesit. Kjo do të thotë që ju mund ta përfshini personin tuaj të dashur në aktivitetet tuaja ose të filloni disa projekte bashkë me të. Në komunikim, jini të qartë, të sinqertë dhe të rastësishëm, mos bëni biseda të vështira dhe mos hyni në debate.
Shëndeti: Shkoni me pushime, largohuni nga jeta e përditshme, bëhuni dembelë ose bëni diçka për të cilën normalisht nuk keni kohë!
Dashuria: Një periudhë e mirë për ndërmarrjet e përbashkëta me një të dashur - ju mund të filloni dhe të përjetoni aventura interesante dhe të argëtoheni së bashku. Shmangni konfliktet me familjarët dhe të dashurit dhe mos u përpiqni të tregoni korrektësinë dhe superioritetin tuaj. Më mirë përpiquni të siguroni atë që ju duhet të merrni - vëmendje dhe respekt. Është një pikënisje e mirë për zhvillimin e marrëdhënieve me njerëz të rinj.
Shëndeti: Edhe shpirti edhe trupi juaj po kërkojnë kujdes dhe ushqim adekuat.
Dashuria: Vështirësi të shkaktuara nga keqkuptimet mund të lindin në marrëdhëniet me personin e dashur dhe familjarët. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të mos thoni fjalë të vështira që ju vijnë në mendje se më pas nuk do të jeni në gjendje të tërhiqeni. Nëse jeni beqarë, do të kaloni mirë, me flirte të rastësishme dhe shoqërime interesante - gjithsesi nuk jeni gati për një lidhje më serioze.
Shëndeti: Gjeni kohë të argëtoheni dhe të kënaqeni dhe një pushim nga jeta e përditshme.
Dashuria: Periudhë e përshtatshme për kënaqësi të përbashkëta intelektuale dhe shpirtërore - eksploroni me personin e dashur thellësinë e mendjes, lexoni, praktikoni disa teknika shpirtërore, ndani përshtypje. Nëse jeni vetëm, mund të takoni shpirtin binjak në të njëjtën mënyrë - në një vend ku ata që merren me praktika shpirtërore dhe zhvillim personal mblidhen ose shkëmbejnë interesa dhe përvoja.
Shëndeti: Mbani rutinën ditore që ju përshtatet dhe ngadalësoni pak në mënyrë që të mos lodheni.
Dashuria: Yjet ju inkurajojnë të shprehni ndjenjat tuaja, pavarësisht nga rezultatet - në marrëdhënie me personin e dashur kjo mund të çojë në diskutime serioze dhe rishikime të marrëdhënies. Nëse një person ju tërheq dhe ju nuk e dini si të veproni, do ta zbuloni me një qasje të drejtpërdrejtë dhe të qartë - nëse ai nuk shfaq interesim ndaj jush, kthehuni dhe shikoni përreth, ka të tjerë që nuk i vini re dhe mbase e meritojnë një shans.
Shëndeti: Ju duhet kohë në vetmi për të lehtësuar stresin dhe për të parë shkaqet e problemeve personale.
Dashuria: Pavarësisht se sa jeni të dashuruar, mos investoni të gjitha pritjet tuaja dhe mos e mbingarkoni partnerin tuaj me ndjenjat, dëshirat, planet për të ardhmen. Në marrëdhënie të qëndrueshme, një periudhë e mirë dashurie dhe mbështetje e ndërsjellë, dhe Ujori i vetmuar do të jetë shumë i shoqërueshëm dhe simpatik në këtë periudhë.
Shëndeti: Pushoni më shumë, por nëse keni ndonjë terapi të rregullt, mbase është koha ta korrigjoni.
Dashuria: Momente vendimtare në marrëdhëniet me personin e dashur – lidhja patjetër duhet të ndryshojë, në një mënyrë apo në një tjetër. Është koha të rishqyrtoni marrëdhënien dhe të përcaktoni atë që dëshironi me të vërtetë dhe të mendoni së bashku nëse po ju çon më tej në një rrugë të përbashkët, apo është koha që të gjithë të shkojnë sipas mënyrës së vet. Ndryshime vijnë edhe te peshqit e vetmuar - mund të takoni njerëz të rinj interesantë, por nuk do të dini si të veproni, sepse joshja nuk bazohet në kimi. Ju ndryshoni pikëpamjen tuaj për marrëdhëniet emocionale dhe përvojën e dashurisë.
/Telegrafi/













































