Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Shpenzimet të cilat nuk i keni planifikuar po ju shtojnë brengat dhe po ju mundojnë gjatë ditëve të ardhshme. Disa nga kolegët do të kërkojnënga ju ndihmë apo këshillë, mirëpo nuk do të jeni të gatshëm për një gjë të tillë.
Shëndeti: Telashe me organet për riprodhim.
Dashuria: Nëse jeni të zënë, personi i dashur do të përpiqet t’ju provokojë në mënyrë pozitive me dëshirën që t’jua tërheqë vëmendjen. Nëse jeni të lirë, fillimi i një aventure është çështje ditësh.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Po provoni të jeni të qetë në ambientin afarist, mirëpo vazhdimisht po ju ngacmojnë dhe fusin në grindje. Mos u merrni me to, sepse nuk kanë të bëjnë me ju. Situata financiare ju është e qëndrueshme.
Shëndeti: Probleme me hormonet.
Dashuria: Demat e zënë me përpjekje goxha të mëdha do të arrijnë të shmangin debatet me partnerin, por vetëm nëse nuk do të reagojnë me provokime. Demat e lirë kanë rastin të fillojnë një lidhje me personin e lindur në shenjën e Ujorit.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Orientojeni drejt energjinë dhe organizohuni mirë në ditët e ardhshme, sepse keni mundësi të avanconi dhe të tregoheni para eprorëve. Mos hyni në debate më serioze, do të keni konflikte.
Shëndeti: Kontrolloni organet e riprodhimit sepse janë të mundshme infeksione dhe përflakje.
Dashuria: Ndërmjet jush dhe personit të dashur do të shpërthejnë afshet. Nëse jeni të lirë, do të shfaqni interesim për një person të mençur dhe më të vjetër.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Dielli transit në këtë sferë sjell proteksion nga ana e autoriteteve. Do të tregoheni në dritën më të mirë, ndërkaq shumë pjesëtarë të shenjës suaj do të kenë ngritje page, por edhe avancime.
Shëndeti: Jeni vital, porse do të keni qarkullim të dobët të gjakut.
Dashuria: Keni marrëdhënie të qëndrueshme me personin e dashur, pas një periudhe tensionesh dhe konfliktesh. Nëse jeni të lirë, ju pret hapi i parë i personit të karakterit të Akrepit.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Arrijnë lajme të mira, keni hyrë në periudhë jashtëzakonisht të volitshme afariste. Arrijnë rezultatet e angazhimit të madh të cilin e keni investuar në të kaluarën. Është e mundshme një punë me të huajt.
Shëndeti: Bëni një vizitë te stomatologu.
Dashuria: Nëse jeni të zënë, në shtatë ditët e ardhshme do të jeni dyshues kur është fjala për lojalitetin e partnerit. Nëse jeni të lirë, jepnishansin personit i cili deri tani nuk i ka plotësuar kriteret tuaja.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Edhe pse ju mungojnë elani dhe energjia, nuk do të kenë ndikim në cilësinë e punës, sepse për ju puna gjithmonë është në plan të parë dhe në punë gjithmonë jepni çdo gjë nga vetja. Në këtë periudhë keni probleme me financat.
Shëndeti: I qëndrueshëm.
Dashuria: Nëse jeni të zënë, bëni prerje të gjendjes dhe ktheni një faqe të re me partnerin. Pjesëtarët e lirë të shenjës suaj do t’i kthehen punës, ndonëse ju frymëzon personi i lindur në shenjën e tokës.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Preokupim kryesor keni financat madje kështu do të jetë edhe në javën e ardhshme. Sado që jeni përpjekur të bëni ndonjë balancë, vështirë do të keni sukses.
Shëndeti: Pa probleme.
Dashuria: Jeni të prirë të tërhiqeni, mirëpo kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien tuaj me personin e dashur, përkundrazi, do të keni përkrahje të plotë nga partneri. Nëse jeni të lirë, kjo është java e kur dashuria ju vjen nëpërmjet anëtarëve të familjes – njohja nëpërmjet familjes.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Punoni me zell dhe filloni diç të re, atë që keni planifikuar disa muaj më parë. Yjet ju përkrahin dhe çdo gjë ju shkon për dore në punën e re.
Shëndeti: E mundshme ngritja e lartë e gjakut.
Dashuria: Akrepat e lirë bëjnë çdo gjë që tërheqin vëmendjen e partnerit dhe këtij qëllimi do t’ia arrijnë. Nëse jeni të lirë, dikush gjithnjë e më shumë interesohet për ju ndërkaq ju as që e vëreni. Prisni hapin e parë me një sinjal të vogël të cilin po e jepni.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Deri në fund të javës është i mundshëm një sukses financiar. Ju do të jeni të sfiduar që menjëherë t’i shpenzoni. Megjithatë, përmbahuni, sepse ai vendim më vonë do t’ju shpaguhet.
Shëndeti: Gjunjët dhe eshtrat të ndjeshme, prandaj mos u ekspozoni mundimeve të mëdha fizike.
Dashuria: Nëse jeni të zënë, partneri do të iniciojë debatin që ka të bëjë me financat e përbashkëta. Pjesëtarët e lirë të shenjës suaj interesohen për personin nga puna.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Planeti i lumturisë së madhe sërish pas një kohe të gjatë është në shenjën tuaj, që do të thotë që ju realizohen mundësitë e reja të cilat kanë të bëjnë, në rend të parë, me sferën e punës. Bricjapët të cilëve u është i nevojshëm ndryshimi tani do të vendosin për problemin.
Shëndeti: I qëndrueshëm.
Dashuria: Nëse jeni të zënë, jeni në marrëdhënie të harmonishme me partnerin, me disa shkëndija të herëpashershme. Pjesëtarët e lirë të shenjës suaj ndiejnë simpati ndaj personit i cili është më i ri se ata.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Situata juaj financiare deri në fund të javës do të ketë karakter të ndryshueshëm, andaj do të jeni të brengosur. Vetëm java tjetër ju sjell përmirësim të situatës pra edhe brengat do t’i harroni.
Shëndeti: Çdo gjë është në rregull.
Dashuria: Ujorët e zënë do të rrinë të vetmuar, kështu do të shkaktojnë xhelozi te partneri. Një sqarim i zgjidh problemet. Nëse jeni të lirë, është koha për romancë të fshehtë e cila do të shndërrohet në diçka më serioze.
PESHQIT 20.2 – 20.03.)
Puna: Jeni humor të ndryshueshëm dhe jeni të gatshëm t’i shfaqni emocionet në publik. Përpiquni që kjo të mos ndikojnë në produktivitetin tuaj si edhe në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Java e ardhshme është më e qëndrueshme.
Shëndeti: Është në rregull.
Dashuria: Nëse jeni të zënë, personi i dashur ju jep përkrahje dhe përpiqet t’i plotësojë kërkesat dhe dëshirat tuaja. Pjesëtarët e lirë të shenjës suaj mund të dashurohen me mikun e deritashëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Kjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj