LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 01 mars – 08 mars

Horoskopi javor për periudhën nga 01 mars – 08 mars

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.


DASHI (21. 03. – 20. 04)

Puna: Hëna në shenjën tuaj që nga fillimi i javës ju çon në drejtimin e duhur. Dini të dalloni shansin tuaj, por dini edhe ta shfrytëzoni. Pjesa e dytë e javës do t’ju sjellë nervozizëm, më parë për shkak që të tjerët nuk mund ta ndjekin ritmin tuaj dhe që nuk funksionojnë sipas kërkesave tuaja, gjë që do t’ju shqetësojë dhe hidhërojë.

Shëndeti: Personat e rinj do të jenë mirë – Më të moshuarit do të kenë probleme me tension të lartë të gjakut.

Dashuria: Këtë javë, ju po “ngulmoni” me gjithë fuqinë tuaj dhe po i rrënoni njërën pas tjetrës pengesat në rrugën që keni marrë. Problemi do të ndodhë nëse partneri nuk do të ketë mirëkuptim. Madje edhe nëse arrini që diçka “të prishni” në marrëdhëniet me partnerin – do t’i përmirësoni në ditët e vikendit. Desh të lirë – nëse diçka nuk shkon sipas dëshirave tuaja apo shpejtësisë e cila ju përshtatet – mos u bëni kokëfortë, por as mos i bëni presion palës tjetër.

DEMI (21. 04 – 21. 05)

Puna: Segmenti afarist po jua teston nervat në baza ditore, mirëpo ju po e përballoni mirë dhe nuk po dorëzoheni lehtë. Përgjegjësitë tuaja janë të shpërndara, nuk keni shumë ndihmë nga kolegët, sepse në disa raste ata veprojnë sikur nuk e dinë se ku janë, ndërsa eprori është i fortë vetëm me fjalë.

Shëndeti: Ju po mbaheni goxha mirë, duke pasur parasysh sasinë e stresit përreth jush.

Dashuria: Ju të dy pak përshtateni dhe argëtoheni, mirëpo pak edhe pengoheni dhe e mërzisni njëri-tjetrin. Mirëpo, edhe krahas përshtatjes dhe pengesave një gjë është e vërtetë – pasioni i fuqishëm. Meqenëse është kështu, atëherë të gjitha negativitetet i shpenzoni, ndërkaq pozitivitetet i dyfishoni. Dema të lirë – asgjë nuk është e mbyllur për argëtim të mirë, për flirte të shumta, për shkëndija interesante dhe dashuri të lirë. Nëse kjo ju është e mjaftueshme, atëherë në këtë periudhë do të kënaqeni. Nëse jo, atëherë do të detyroheni të prisni.

BINJAKËT (22. 05 – 21. 06)

Puna: Edhe pse në pjesën e dytë të javës do të keni një ndjenjë të fortë të lodhjes, megjithatë do të arrini të përfundoni gjithë atë që keni marrë përsipër, andaj kjo është një gjë e mrekullueshme. Madje edhe ata të cilët do të dëshirojnë që t’ju zbulojnë ndonjë lëshim apo t’ju kritikojnë – nuk do të kenë kurrfarë baze për të.

Shëndeti: Jeni pak të brengosur, por çdo gjë do të jetë mirë.

Dashuria: Gjithçka mund të zgjidhet këtë javë, së pari patjetër duhet të bëni rrëmujë, në mënyrë që të ketë nevojë për ta zgjidhur fare, dhe nuk do të keni shumë gjasa për t’i ngatërruar raportet me personin e dashur. Mirëpo, esenca këtu është e rëndësishme e ajo është – do të arrini zgjidhje. Binjakë të lirë – deri në fund të javës do të dini se çfarë qëndrimi të merreni kur bëhet fjalë për një person. Pavarësisht nëse flirti juaj vazhdon ose do t’i keni rrugët të ndara.

GAFORRJA (22. 06 – 22. 07)

Puna: Keni vendosur të pranoni ndryshime në ambientin tuaj afarist apo përfundimisht të pranoni që ju patjetër të ndryshoni diçka për funksionuar në të ardhmen në mënyrën e duhur. Pjesa e dytë e javës mund të sjellë një komunikim diç më kërkues dhe marrëveshje të komplikuara.

Shëndeti: Siç po duket nga ai stres assesi nuk po arrini të çliroheni në tërësi.

Dashuria: Nëse do t’i dëgjoni të tjerët, jo veten – në vend që të zgjidhni problemin aktual apo ndonjë çështje të komplikuar me partnerin – vetëm do t’i komplikoni gjërat edhe më shumë. Gjithashtu, merrni iniciativën, tregoni vullnet të mirë dhe mirëkuptim dhe nëse është fare e mundur – mos hyni në fazën e kokëfortësisë dhe të inateve. Gaforre të lira – para jush është një javë e mbushur me ngjarje dhe situata interesante. Simpatitë dhe dashuria janë të mirëseardhura, por për një hyrje konkrete në marrëdhënie, duhet të prisni edhe pak.

LUANI (23. 07 – 22. 08)

Puna: Ende ka ndryshime në partneritete, bashkëpunime dhe mjedisin tuaj të biznesit, mbi të cilat nuk keni kontroll. Kjo nuk do të thotë që në këtë javë do të kaloni keq, vetëm që në pjesën e dytë të saj me siguri do të keni më shumë arsye për t’u nevrikosur.

Shëndeti: Stresi dhe çekuilibri mendor ende janë bazë për çdo lloj problemi shëndetësor te ju.

Dashuria: Nëse keni ngatërruar diçka në marrëdhëniet me partnerin në javën e kaluar, në dy ditët e para dhe dy ditët e fundit të kësaj jave do t’i “rregulloni” ato. Ju do të jeni të detyruar të filloni iniciativën, ndërsa pala tjetër do të jetë në gjendje t’i përgjigjet inkurajimit tuaj në mënyrën e duhur për t’i gjetur një zgjidhje pengesave. Luanë të lirë – interesim, nevojë për komunikim dhe shumë pasion keni, mbase edhe nga shumë persona. Varet nga ju se si do t’i përgjigjeni dhe nëse do të përgjigjeni fare.

VIRGJËRESHA (23.0 8 – 22. 09)

Puna: Pa ndonjë marrëzi, si duket është e pamundur ta kalosh në këtë periudhë. Është gjë e mirë që ato kryesisht janë gabime më pak të rëndësishme, të cilat në fillim duken dramatike, mirëpo shpejt u gjendet zgjidhja. Nga mesi i javës mund të keni një ofertë të re afariste – edhe pse kjo duket mjaft joshëse, mos u ngutni të merrni vendim menjëherë.

Shëndeti: Probleme të vogla, të cilat kryesisht vijnë nga çekuilibri mendor dhe niveli i rritur i stresit, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Mbase situata me partnerin e dashur nuk do të jetë ashtu siç do të dëshironit ju. Bëjeni atë që mund ta përmirësoni dhe të merrni energji më të mirë në marrëdhënien tuaj. Kur është fjala për pjesëtarët e lirë të kësaj shenje – ka aty edhe ndonjë shkëndijë interesante e cila mund të “këmbehet” me personin të cilin e njihni nëpërmjet një segmenti afarist. Zgjeroni rrethin e miqve, kështu do t’i krijoni vetes shanse të reja.

PESHORJA (23. 09 – 22. 10)

Puna: Sado që çdo gjë do ta keni të hapur, sado që të jeni plot me ide dhe energji, sado që shumëçka është në anën tuaj – sërish nuk mund të prisni një javë të qetë dhe të qëndrueshme. Personi i dashur dhe ju do të grindeni për gjëra të parëndësishme – dhe pastaj do të luftoni për të, derisa njëri nga ju të dorëzohet.

Shëndeti: Probleme të vogla me qarkullimin dhe shtypjen e gjakut.

Dashuria: Peshoret e lira pak dashurohen, pak “çalojnë” – e para shkon me shkëndija të mëdha dhe pasion, por po ashtu shkon edhe e dyta. Për çdo rast – nuk do të keni monotoni, sepse vazhdimisht ndodhin disa ngjarje. Sinqerisht – tani për tani ju po kaloni më mirë se partneri, andaj ai ka nevojë për përkrahjen tuaj. Peshore të lira – në sferën e dashurisë dhe të argëtimit jeni shumë aktive, andaj – argëtohuni dhe dashurohuni. Lidhjen mund ta filloni, por ajo lidhje sipas të gjitha masave dhe parametrave do të jetë maksimalisht e trazuar.

AKREPI (23. 10 – 22. 11)

Puna: Pasi që ju jeni tip i cili “shkon” deri te kufijtë e vet të fundit, madje edhe nëpërmjet tyre – për disa ditë do të arrini të shfaqni iluzionin që çdo gjë është në rregull dhe çdo gjë funksionon. Dhe pastaj do të vijë e mërkura, e enjtja dhe e premtja. Këto ditë lirisht mund t’i quajmë “Zot më jep forcë”, sepse përfundimisht çdo gjë te ju do të jetë në sprovë – edhe vullneti edhe nervat.

Shëndeti: Jeni në një stres goxha të madh.

Dashuria: Partneri dhe planeti juaj janë një kuadrat i mirë nga shenja fikse – Venera nga Ujori, i cili është nuk bën kompromise plus është edhe dramatik dhe Marsi nga Demi, i cili është bërë edhe rob i parave. Pra, ju të dy, në këtë javë duhet të arrini kompromis. Akrepa të lirë – ato pasione nuk do t’ju mungojnë. Mirëpo, nëse e dëshironi lidhjen, madje edhe më të qëndrueshme – do ta keni falas.

SHIGJETARI (23. 11 – 21. 12)

Puna: Do të ketë disa situata në këtë javë të cilat do t’ju nevrikosin shumë, mbase edhe do t’ju pengojnë, mbase në momentin e fundit do t’ju pengojnë që të bëni ndonjë afarizëm të mirë. Mbase në disa situata do të detyroheni të bëni ndonjë një ndryshim në marrëveshje dhe të pranoni ndonjë kusht të cilin edhe nuk e dëshironi aq shumë.

Shëndeti: Ende është e theksuar mundësia e lëndimeve. Te të moshuarit shtypja e gjakut.

Dashuria: Partneri dhe ju jeni në një koalicion të brishtë – çdo gjë gjoja është në rregull, mirëpo kjo “në rregull” qëndron në këmbë mjaft të paqëndrueshme dhe në çast mund të prishet. Në atë rast, lirisht llogarisni që partneri po ju vëzhgon dhe që në pjesën e dytë të javës mund t’ju çojë në një debat dhe tension. Shigjetarë të lirë – vetëm kënaquni. Dashuria po ju ofrohet nga të gjitha anët.

BRICJAPI (22. 12 – 20. 01)

Puna: Zgjidhjen për të gjitha grackat, problemet, situatat që sjellin vonesa – besoni apo jo, duhet ta bëni ju. Pra, në këtë javë mos hiqni dorë. Disa zgjidhje do t’i bëni menjëherë, për të tjerat do t’ju nevojitet më shumë kohë, angazhim dhe durim, mirëpo esenca është e njëjtë – atë që dëshironi do ta arrini.

Shëndeti: Kryesisht probleme të vogla shëndetësore.

Dashuria: Sa i përket marrëdhënies me partnerin tuaj, nëse flasim realisht – do të pajtoheni dhe do të përputheni më shumë sesa do të ketë probleme. Madje, edhe kur të ketë ditë në të cilat mund të jetë më i theksuar nervozizmi, do të arrini ta trajtoni atë në mënyrën e duhur dhe ta qetësoni edhe palën tjetër edhe veten. Bricjapë të lirë – e dini mirë që ndërmjet jush dhe një personi po ndodh “diçka”. Mund ta quani atë me cilindo emër të dëshironi, por esenca është që po pëlqeheni shumë. Pra, do të duhej t’i përgjigjeshit asaj “thirrjeje”.

UJORI (21. 01 – 19. 02)

Puna: Disa punë dhe marrëveshje në çast do t’i përfundoni, atë që nuk do t’ju pëlqejë, harrojeni sikur kurrë nuk ka ndodhur. Tani punoni ekskluzivisht atë që ju pëlqen dhe ju përshtatet juve, që ju plotëson dhe ju sjell përfitime.

Shëndeti: Shëndeti hyn nga goja. Jo me ëmbëlsira dhe me ushqime të tjera të ëmbla e të kripura.

Dashuria: Do të keni një fillim të mirë, pastaj do të keni probleme dhe sërish çdo gjë do të rregullohet. Me pak fjalë, jeta juaj dashurore do të jetë kështu në këtë javë. Në një moment do të jeni si një lule fluture, në një moment tjetër kokëfortë dhe i pakompromis. Çfarëdo që potencialisht do të ndodhë si një arsye për nervozizëm dhe tension – do të zgjidhet deri në fund të javës. Ujorë të lirë – kushtoni kujdes ditëve të para të kësaj jave, si edhe vikendit. Do të ndodhë diçka e bukur për ju.

PESHQIT (20. 02 – 20. 03)

Puna: Mund të ndodhë që këtë javë t’ju ofrohet diçka – dhe tani oferta nuk është e keqe por nuk është ajo që e keni pritur ju. Është më mirë të mos e refuzoni, nëse është e mundur jepni vetes një afat prej disa ditë dhe pastaj merrni vendim, pra mendoni mirë por edhe këshillohuni me personat të cilët më realisht e shikojnë situatën.

Shëndeti: Probleme me gjumin.

Dashuria: Nuk ka aq konfuzion në marrëdhëniet me partnerin sa ka në kokën tuaj. Dhe pastaj ai konfuzion transmetohet nga koka juaj te partneri. Kur shikohet nga njëra anë – situata nuk është aq e keqe sa e keni dramatizuar dhe ajo që është edhe më e mira – është e zgjidhshme. Madje mund të jetë e zgjidhshme edhe në këtë javë, nëse ju do të jeni të gatshëm të ndërprisni kujtimet e së kaluarës dhe ta dëgjoni sinqerisht edhe partnerin edhe veten tuaj. Peshq të lirë – do të keni ngjarje interesante. E gjitha është pak e ngadaltë dhe me një farë peshe – por akoma po ecën përpara ngadalë. /Telegrafi/